Fushata e 8 Majit Topalli Mediu Leskaj e Milo me elektoratin
Kryetarja e parlamentit njëkohësisht nënkryetarja e partisë demokratike Jozefina Topalli zhvilloi takime në Rubik dhe Rrëshen në mbështetje të kandidatëvë të “Aleancës për Qytetarin” përkatësisht Mark Ruci dhe Gjon Dedaj. Ajo foli për projektet e realizuara dhe premtoi më shumë investime në këto zona.
“Gjatë këtyre viteve janë investuar me miliona euro. Një rrugë që vjen nga Rrësheni dhe shkon në Burrel. Një rrugë që shkon në 20 milionë euro dhe kjo, është vetëm njëra prej tyre. Financime dhe investime të tjera qeveria Berisha do vazhdojë të sjellë në Mirditë” tha Topalli.
Edmond Haxhinasto ishte në Ersekë ku kërkoi votat për kandidatin e LSI-së në këtë njësi.
”Duhet ta mbështesim Zhanin sepse Zhani përfaqëson alternativën e ndryshimit, përfaqëson alternativën e një jete më të mirë për Ersekën, për të gjithë qytetarët e saj. Prandaj ju ftoj të gjithëve që entuziazmin ta përçoni tek të gjithë njerëzit, tëk të gjithë qytetarët me qëllim që më 8 Maj fitorja të jetë e thellë, që ndryshimi të jetë i thellë” tha Haxhinasto.
Kryetari i partisë Republikane Fatmir Mediu vijoi turin elektoral në Lezhë. Ai kërkoi nga simpatizantët republikanë që më 8 maj të votojnë për kandidatin e “Aleancës për Qytetarin” Viktor Tushaj, pasi në këtë mënyrë votojnë për një qeverisje vendore më të mirë.
“Rruga e vetme e Lezhës dhe e mbarë Shqipërisë është rruga europiane dhe kontributi i republikanëve, demokratëve, njerëzve me dhe pa parti sepse është rruga e fëmijëve tanë, rruga e prindërve tanë, është rruga e familjeve tona, është rruga e Lezhës, është rruga e mbarë Shqipërisë, është rruga jonë europiane” tha Mediu.
Deputetët socialistë të qarkut të Elbasanit Valentina Leskaj dhe Damian Gjiknuri kanë çelur fushatën në Gramsh ku kanë kërkuar votat për kandidatët e opozitës në këto njësi.
“Njerëzit nuk mund t’i harrojnë bëmat e këtyre 6 vjetëve të qeverisjes së Saliut sepse pasojat e tyre kanë lënë gjurmë në jetën e njerëzve. Ndaj sot nuk është kohë që të na shesë premtime të reja ato që nuk i bëri për 6 vjet. Sot është koha që te japë llogari përpara popullit” tha Leskaj.
Kreu i Demokracisë Sociale Paskal Milo ishte në komunën Gjinar të rrëthit të Elbasanit, ku prezantoi ku prezantoi kandidatin e koalicionit të majtë, Gani Hida. Ai bëri thirrje që votat të shkojnë kundër të djathtës.
“Elbasani, shumica e popullit të së cilit është popull i majtë, të mos ja japë pushtetin të djathtës, Sali Berishës, sepse do të ishte në dëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve, në dëmin tuaj” tha Milo.
Taulanta Boja