Testet e matures Ministria zgjat kohen e provimeve

Do të ndryshojë sërisht kohëzgjatja e zhvillimit të testeve të maturës shtetërore. Pas shqetësimit që kanë shfaqur prindërit dhe maturantët për kohën e shkurtër që iu ishte lënë të rinjve për zhvillimin e testit, autoritetet e arsimit kanë bërë gati propozimin për rikthimin e orareve të mëparshme, 2 orë e gjysmë për provimet e detyrueshme dhe 3 orë e gjysmë për ato me zgjedhje. Këto detaje bëhen publike për Albania Screen nga drejtori i arsimit parauniversitar Fatmir Vejsiu.
”Kohëzgjatja e provimeve do të ndryshojë në favor të nxënësit. Përmbajtja e testit do të jetë siç ka qenë, 25 pyetje, 13 nga të cilat janë me alternativa, të vlerësuara me nga një pikë secila dhe 12 do të jenë më zhvillim” tha Vejsiu.
Përsa i përket formularit A2 dhe ai pritet të ndryshojë.
“Është një listë e gjatë që shtohet nga viti në vit me drejtimin e studimit. Në vitet e para ka qenë jo më shumë se 170, por me kalimin e kohës, me vendim të Këshillit të Ministrave, hapen degë të reja nëpër fakultete të ndryshme dhe këtë vit mund të shtohen edhe disa të tjera” tha Vejsiu.
Për herë të parë këtë vit maturantët do të pajisen me një diplomë dhe jo dëftesë pjekurie. Ajo nuk do të shpërndahet nga shkollat, por nga Agjensia Kombëtare e Provimeve. Diploma do të ketë elementë të veçantë sigurie.
Edlira Sulejmani