E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Vota nuk do preket. Do perballemi per ta mbrojtur

Kryetari i opozites dhe nga njesia kater paralajmeroi perballjen me pushtetin ne rast se pushteti prek voten e shqiptareve. Shqetesimit te mbeshtetesve te PS per vjedhjen e votes, kryesocialisti iu pergjigj se rregjimi do te perballet me fuqine e opozites.

”Nuk vjedhin votën se po vodhën votën nuk kthehemi më në shtëpi derisa t’i largojmë se po nuk e lanë demokracinë të bëjë punën e vet do vendosim demokracinë me fuqinë tonë” tha Rama.

Banoret e njesise kater jane ankuar per pamundesine ekonomike, per te cilat rama tha se perballja me varferine eshte vota.
”Me votë zgjidhen problemet e të ngrënit, të punësimit, rritjes së fëmijëve. Me vote, me votë, me votë...” tha Rama.

Udhetimin e pare me autobuzet e rinj te linjes Qender– Uzine e ka bere kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama. Duke ecur pergjate rruges se “Ali Demit” deri te “Ish- uzina e autotraktoreve”, Rama i shoqeruar dhe nga banore te njesise bashkiake numer nje, ne menyre simbolike e lidhi kete udhetim me ate te sloganit te socialisteve ne keto zgjedhje e vetmja rruge.

Edi Rama tha se tashme puna e bashkise se Tiranes eshte perqendruar tek cilesia dhe standartet europiane, duke rikujtuar edhe projektin e premtuar per Tiranen ate per ndertimin e tramvajit. 

”Do të shtohet në këtë rrjetë të transportit të integruar edhe tramvaji i cili siç dukeshin dje larg autobusat e standarteve të BE, sot mund të duket larg, por është realisht afër”tha Rama.

Linja Qender- Uzine- Qender eshte zevendesuar me 10 autobuze te rinj.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›