E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha ne njesine 4 Rama rruge vetem per fushaten

Banorë të  njësisë bashkiake numër 4 kanë kontestuar investimet elektorale të kandidatit socialist Edi Rama per kete zone. Vetem pak minuta pas vizites së tij në këtë njësi për të inaguruar nje segment rrugor, banorët shprehen indinjaten për mungesën e investimeve në brendesi të lagjeve, mungesa keto sipas te cileve nuk i gjen as në fshatrat më të thella ne Shqipëri. Shqetesimet e tyre ata i ndane me kandidatin demokrat per Bashkine e Tiranes Lulzim Basha i cili shprehu angazhimin per shnderrimin total te infrastruktures rrugore ne sherbim te qytetareve.

“Taksat paguhen dhe na tregohet një rrugë që asfaltohet tre herë kurse këtu ka 10- 15 vjet që nuk ka vënë dorë njeri. Unë ju them që kështu nuk mund të vazhdohet. Ne kësaj mënyre të vepruari apo të mosvepruarit duhet t’i japim fund” tha Basha.

Basha tha se në 4 vjet do të asfaltohet çdo rruge e rrugicë e Tiranës. Ndersa premtoi se lagjet e kryeqytetit do të kenë hapësira të gjelbërta dhe argëtimi për te gjitha moshat.

Julian Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›