E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëborë në të gjithë vendin, Meteorologët:Jemi prekur nga rryma veriore

Rrymat me origjinë veriore përfshijnë vendin tonë duke sjellë mot shumë të keq dhe rreshje dëborë në të gjithë territorin. Sipas shërbimit meterologjik të ushtrisë, për herë të parë parashikohet që flokët e bardhë të zbresin edhe në kryeqytet. Temperaturat që kanë rënë ndjeshëm gjatë ditës së mërkurë, do të vijojnë të bien edhe më tej, duke e bërë këtë javë të karakterizohet nga klima e akullt. Temperaturat e ulëta parashikohet të vijojnë të mbeten të tilla deri në fundjavë. Të njëjtat burime meterologjike parshikojnë se duke nisur nga e premtja, rreshjet do të fillojnë të jetë më të lokalizuara. Deri në orët e para të së mërkurës moti i keq ka bërë që zona verilindore dhe juglindore e vendit të mbulohet sërisht nga rreshje të dendura dëbore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›