E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova kërkon "Shëngjinin"

Qeveria e Kosovës zyrtarisht kërkon marrjen në shfrytëzim të Portit të Shëngjinit.Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një letre i ka kërkuar homologut të tij shqiptar, kryeministrit Sali Berisha të konkretizojë marrëveshjen për marrjen në shfrytëzim të Portit të Shëngjinit nga ana e Kosovës. Sipas Thaçit konkretizimi i kësaj marrëveshjeje do të sjellë përfitime të shumanshme. Sipas kryeministrit Berisha materializimi i kësaj oferte me anë të një marrëveshje formale do t'i japë Kosovës një shtytje më të madhe. "Afrimi i Kosovës në këtë port do të të përfitime për Kosovën, për shtetin shqiptar dhe për tërë rajonin. Ne konsiderojmë se formalizimi sa më i shpejtë i kësaj marrëveshje do të ishte një kontribut i jashtëzakonshëm për realizmin e qëllimeve tona zhvillimore", është shprehur kryeministri Thaçi .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›