Debutim ëndërr për Berishën
E pabesueshme. Dje në mëngjes është prezantuar te skuadra e tij e re, Rozenborgu, ndërsa në mbrëmje ka shënuar dy gola, duke bërë një debutim që ndoshta as në ëndërr nuk e kishte parë.
Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka shënuar dy gola në fitoren 3-0 që Rozenborgu arriti përballë Moldes. 23-vjeçari e ka nisur si titullar takimin dhe ka bërë një pjesë të parë të mirë, ndërsa në të dytën ka shënuar dy gola në minutat 52 dhe 54, duke mahnitur jo vetëm tifozët e shumtë që ndodheshin në stadium, por edhe vetë stafin teknik, që nuk u ka besuar syve kur panë se lojtari që nuk kishte bërë asnjë ditë stërvitje me skuadrën, ka shënuar një dygolësh. “Berisha bëri një debutim të jashtëzakonshëm. Ishte befasuese ajo që pashë në fushë. Nuk mund të them më tepër se kaq”, kështu deklaroi trajneri i Rozenborgut, Erik Hamren.