Tiranë, përgjysmohen aksidentet në rrugë
TIRANE - Karambolet dhe aksidentet e muajit korrik dhe fillimi i gushtit 2008 kanë shënuar rënie krahasuar me një vit më parë, të paktën për Tiranën.
Një konstatim i tillë vjen nga seksioni i hetimit dhe ekspertimeve të aksidenteve rrugore në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. I njëjti informacion është pohuar dje për gazetën “Panorama”, edhe nga shefi i linjave të komisariatit të Policisë rrugore, Ferhat Hysi. Specialistët e zyrës së hetimit të aksidenteve rrugore, kanë pohuar se aksidentet gjatë muajit korrik të këtij viti krahasuar me vitin e kaluar, janë thuajse sa gjysma e atyre që ndodhin më parë. “Janë mesatarisht 9 deri 10 karambole në ditë”, pohon një prej ekspertëve të kësaj zyre. Sipas të njëjtit burim, gjatë këtij muaji, është vënë re një ulje e ndjeshme e tyre, kjo për shkak të masave, por edhe për shkak të vënies së sinjalistikës rrugore në shumë rrugë dytësore. Gjithsesi, vendosja e tabelave, pas ish-ekspozitës “Shqipëria Sot”, si dhe në zonën pranë “Shkollës së Kuqe”, nuk janë të mjaftueshme. Karambolet në rrugët dytësore, për shkak të mungesës së sinjalistikës, janë më tepër problematike shprehet shefi i trafikut për qytetin e Tiranës, Ferhat Hysi.