Adoleshentët, 15% seks që në vitin e parë të gjimnazit
Seks që në vitin e parë të shkollës së mesme, frekuentim të rregullt të jetës së natës e tejmbushur me cigare e alkool.
ZIRINA LLAMBRO
Thuajse, asnjëherë librat nuk janë tema e ditës për gjimnazistët shqiptarë. Arrijnë t’i bëjnë bisht më së miri mentalitetit të prindërve. Sakaq, fare lirshëm të pranojnë se, jo vetëm që kanë kryer marrëdhënie seksuale, por një pjesë e tyre kanë pasur më shumë se dy partnerë, që përpara se të arrijnë në moshë madhorë. Kanë qenë specialistët e Institutit të Shëndetit Publik, që kanë analizuar sjelljet në risk të adoleshentëve. Ata kanë anketuar më shumë se 4500 nxënës të shkollave të mesme, nga ku kanë dalë të dhëna alarmante për një sërë fenomenesh, që kanë mbërthyer brezin e ri. Rreth 10 për qind e gjimnazistëve të anketuar kanë pohuar se, kanë pasur më shumë se dy të dashur në vitet e gjimnazit. Rreth 29% e tyre pranojnë se kanë kryer marrëdhënie seksuale për herë të parë në vitin e katërt të gjimnazit, ndërsa 15% e tyre kanë pranuar se, kjo gjë ka ndodhur në vitin e parë. Nga të dhënat rezulton se 1 në 10 gjimnazistë ka një jetë seksuale aktive. Shtatzënitë e padëshiruara në gjimnaz e për rrjedhojë abortet janë fenomene të tjera prezente në shkollën e mesme. Rreth 3.5 % e vajzave të anketuara kanë mbetur shtatzënë gjatë viteve të gjimnazit dhe kanë abortuar fëmijën. Aborti është kryer pa dijeninë e prindërve. Ruajtja e privatësisë e mungesa e një kartele mjekësore është faktori kryesor, që drejton këto vajza në klinikat private. Mjafton të paguash 5-8 mijë lekë e asnjë prej mjekëve të këtyre klinikave, nuk do t’ia dijë shumë për shëndetin e tyre. Heqja e një fëmije është kthyer në diçka krejt normale, ndërsa pasojat për shëndetin janë të frikshme. Edhe në konsumin e alkoolit vihet re një tendencë rritje e konsumit tek adoleshentët. Rreth 8.6% e tyre kanë pranuar se kanë qenë 8 vjeç kur kanë konsumuar për herë të parë një pije alkoolike, ndërsa rreth 33 % e kanë provuar për herë të parë alkoolin pas moshës 12-vjeçare. Festat e ndryshme adoleshentët shqiptarë nuk mund t’i konceptojnë më pa pije alkoolike. Ajo më e shpeshta është birra, ndërsa jo pak prej të rinjve në raste të tilla e ndajnë mendjen të bëhen “tapë” edhe me pije të tjera, me ngjyrë apo kokteje. Edhe për alkoolin është në fuqi një ligj, që nuk lejon tregtimin e këtyre produkteve të personave nën moshën 18 vjeç, por zbatimi i tij ka mbetur vetëm në letër. Në modë kanë hyrë edhe drogat sintetike siç është ekstazy. Në të gjithë Shqipërinë janë rreth 4% e gjimnazistëve që e përdorin këtë lloj lënde narkotike. Në më të shumtën e rasteve konsumohet në disko dhe pub-e, ku Tirana ka edhe numrin më të madh të përdoruesve. Edhe drogat e rënda, si heroina, kokaina kanë jo pak përdorues dhe ku pjesa më e madhe janë meshkuj. Kështu në rang vendi konsumojnë kokainë 1.6% e të rinjve, ku vetëm në kryeqytet janë 5.5% e tyre. Heroinë konsumojnë rreth 1.4 % e gjimnazistëve, ku vetëm në kryeqytet janë 1.9 %e tyre, ndërsa me injektim marrin drogë rreth 2% e të rinjve. Rreth 10 për qind e nxënësve kanë pranuar se u është ofruar drogë në ambientet e shkollës në mënyrë ilegale.
Të rinjtë, pesë orë në ditë para televizorit
Të rinjtë shqiptarë preferojnë më shumë televizionin se studimin, ndërkohë që treguesit e shëndetit mendor shprehin se jo pak prej tyre shfaqin shenja depresioni. Kështu, rreth 50% e gjimnazistëve pranojnë se shohin televizor 3 ose më shumë orë në ditë, ndërkohë që 11% e tyre qëndrojnë para televizionit më shumë se 5 orë në ditë, kohë kjo që tregon se studimit nuk i kushtohet shumë rëndësi. Ndërkaq pyetjes se nëse janë ndjerë të pashpresë çdo ditë për më shumë se dy javë rresht, i janë përgjigjur me po rreth 23% e gjimnazisteve, çka dëshmon qartë se këta të rinj kanë shfaqur shenja të depresionit. Pasi, sipas mjekëve psikiatër, zgjatja e një gjendjeje të tillë tregon pikërisht këtë gjë. Kjo tendencë vihet re më shumë te femrat, të cilat janë edhe më të prirura për shkak të natyrës së tyre më të brishtë. Madje, një pjesë e tyre kanë pohuar se në kushte të një mërzie të madhe kanë menduar jo pak herë të vrasin veten. Por ato saktësojnë gjithashtu se më pas kanë hequr dorë nga kjo ide.