Mediat e huaja: Pushime në Shqipëri për 100 mijë maqedonas
Maqedonasit kanë preferuar këtë vit bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet e verës.
Agjencia bullgare e lajmeve “Fokus fen” duke iu referuar lajmeve nga mediat greke bën me dije se, janë mbi 100 mijë qytetarë nga Maqedonia, që kanë zgjedhur Shqipërinë si vendin më të preferuar për pushimet verore. Sipas të njëjtit burim, maqedonasit kanë braktisur si brigjet greke, malazeze ashtu edhe ato bullgare. Largimi nga Greqia ka ardhur pas rritjes së tensioneve mes dy vendeve, lidhur me çështjen e emrit si dhe disa konflikteve sporadike, me të cilat kjo çështje është shoqëruar. Ndërkohë, maqedonasit nuk kanë preferuar as bregdetin malazez, për shkak të çmimeve tepër të larta aplikuar për këtë sezon veror. Ndërsa, Bullgaria bëhet pak e frekuentuar për shkak të vizave. Agjencitë turistike njoftojnë se, gjatë korrikut numri i pushuesve maqedonas në Shqipëri arriti në rreth 100 mijë, por kjo shifër pritet të jetë më e madhe gjatë gushtit. Turistët nga shteti fqinj, qoftë maqedonas apo shqiptarë nga Maqedonia vazhdojnë të dynden kryesisht në Durrës, por jo më pak fluks ka pasur edhe në Vlorë dhe Sarandë. Pushuesve ditorë nga zona përreth u shtohen afro 2000 të tjerë nga Kosova, të cilët kanë mbërritur me autobusë gjatë fundjavës. Temperaturat e larta të ditëve të fundit, por edhe çmimet e arsyeshme që ofron qyteti bregdetar, kanë populluar si asnjëherë tjetër hapësirën publike të plazhit. Ndërsa pushuesit kosovarë janë më të shpeshtët që prej disa vitesh tashmë, në këtë traditë po kthehen edhe fqinjët nga Maqedonia. Muaji korrik e në vijim edhe gushti kanë shënuar një numër rekord të turistëve të huaj, që kanë ardhur në Shqipëri nëpërmjet portit të Durrësit. Brenda këtij harku kohor numri i shtetasve të huaj i ka kaluar 40 mijë. Në listën e turistëve, për herë të parë këtë vit rezultojnë dhe të ardhur nga Zelanda e Re, Suedia, Nikaragua, Republika Qendrore e Afrikës, Meksika, Nepali apo Australia. Por shtetasve të huaj nuk u ka mbetur pa shijuar edhe bregdeti jonian ku Saranda, Himara e Vlora kanë regjistruar fluks të lartë krahasuar me vitet e tjera.