Debuton Fejzullahu
Erton Fejzullahu të shtunën ka debutuar me Mjallbyn. Në fakt, sulmuesi kosovar është rikthyer në skuadrën suedeze ku kishte luajtur deri në vitin 2009, para se të transferohej në ekipin holandez NEC Nijmegen.
Por, ai para pak kohësh u rikthye në Mjallby për t’iu rikthyer formës së mëparshme, e cila i mungoi në ekipin holandez. Ndeshjen e parë para tifozëve të Mjallbyt ai e zhvilloi kundër Norrkopingut, ku luajnë dy futbollistët tjerë kosovarë, Astrit Ajdarevic dhe Shpëtim Hasani.
Takimi mes këtyre dy ekipeve përfundoi me rezultat të barabartë, 0:0, në kuadër të xhiros së 24-të të garave kampionale në elitën e futbollit suedez. Fejzullahu ishte titullar në këtë takim, duke luajtur deri në minutën e 83-të, kur u zëvendësua nga Berner.
Ndërsa, për Norrkopingun gjatë gjithë ndeshjes kanë luajtur mesfushori Ajdarevic dhe sulmuesi Hasani. Mjallby gjendet në pjesën e poshtme të renditjes tabelore me 28 pikë të tubuara, pas 24 ndeshjeve të zhvilluara. Po ashtu, poshtë në tabelë pozicionohet edhe Norrkopingu me dy pikë më pak.