E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirimi Dabulles PD kunder drejtesise

Partia Demokratike reagoi sot ndaj vendimit të Gjykatës për lirimin nga burgu të djalit të deputetes Arta Dade, i akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe plagosje.

Deputeti Fatos Hoxha tha se cdo shqiptar tjetër do të mbetej në burg me këtë akuze, ndërsa djali i deputetes socialiste u la në arrest shtëpie.

“Lënia e lirë e banditëve të këtij niveli, është një skandal për drejtësinë shqiptare, është karshillëk ndaj ligjit, ndaj opinionit publik dhe mijëra shqiptarëve të ndershëm. Pyetja që vjen natyrshëm është: Përse drejtësia privilegjon përsëri njerëzit e bllokut? A do të ishtë dënuar me burg cdo qytetar tjetër që mban armë pa leje dhe qëllon pa iu dridhur dora? A nuk është kjo e disata herë që këta banditë bllokmenësh të rinj përgjakin Tiranën? A ka ardhur koha që instancat e drejtësisë përkatëse të reagojnë ndaj krimeve edhe të bllokmenëve të rinj?”, deklaroi deputeti demokrat, Fatos Hoxha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›