E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tigri i vogël në mesin e lodrave prej kadifeje

Bangkok, 27 gusht  - Një tajlanedeze ka tentuar në bagazhin e saj të kontrabandojë një tigër të vogël, i fshehur në mesin e lodrave prej kadifeje.
Gruaja e cila ka udhëtuar nga Irani, është arrestuar në aeroportin në Bangkok, ndërsa policia ka zbatuar hetim që të dihet prej nga vjen kafsha.

Tigri i gjallë por i droguar dymujor, është zbuluar në bagazhin e lodrave prej kadifeje.
Nëpunësit e aeroportit kanë dyshuar menjëherë pasi ka kaluar skeneri  mbi çantën e gruas, pasi që kanë vërejtur se diçka po lëviz dhe po i ngjan kafshës së vërtetë.

Tigri është vendosur në një qendër për përkujdesjen e kafshëve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›