E Diel, 1 Nëntor 2026

Decentralizimi i fondeve të BE, Qeveria “Berisha” zbardh vendimin

22-08-2013 / Gazeta 55

Shqipëria arrin të bëhet vendi i parë në rajon që kualifikon administratën e vet për të marrë përsipër prokurimet e fondeve të BE në përputhje me standardet e KE. Vendimi për decentralizmin e përdorimit të fondeve të Komisionit Evropian u mor sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave me propozimin e ministrit të Financave dhe ministrit të Integrimit. Në vendimin e publikuar në faqen e Këshillit të Ministrave sqarohet se "vendimi u garanton autoriteteve të menaxhimit të decentralizuar ushtrimin e përgjegjësive të ngarkuara për menaxhimin, zbatimin dhe kontrollin e programeve të financuara nën IPA-n, edhe në rastet kur mes autoriteteve të përfshira në proces nuk ka lidhje hierarkike. Gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre, këto autoritete krijojnë një sistem të përshtatshëm për shkëmbimin e informacionit ndërmjet tyre, standardet që duhen plotësuar dhe procedurat që duhet ndjekur, të cilat përcaktohen në manualet e brendshme të procedurave".Gjithashtu, në vendim saktësohet se "audituesit, gjatë kryerjes së detyrës, janë funksionalisht të pavarur dhe veprojnë në përputhje me përcaktimet e bëra në Kodin e Etikës të Agjencisë së Auditimit. Subjekti i audituar nuk mund të kundërshtojë, refuzojë apo pengojë misionin e auditit. Sipas objektit të veprimtarisë së auditimit, Autoriteti i Auditit ka të drejtë të kërkojë informacion dhe/ose akses mbi të gjitha të dhënat, asetet dhe personelin e subjektit të audituar. Subjekti i audituar duhet t’i sigurojë Autoritetit të gjitha kushtet e nevojshme për të realizuar misionin e auditimit”. Zbatimin dhe monitorimin në nivel programi e nivel projekti, për  ecretariat e IPA-s,  dhe përgatitjen e raportit vjetor/final, të cilin KKIPA-ja/NIPAC-ja do t’ua dërgojë Komisionit Europian dhe ZKA-së/NAO-së, bazuar në nenin 38, të marrëveshjes kuadër”.ZAP/PAO është përgjegjës për të informuar KKIPA/NIPAC-në për zbatimin e kontratave dhe për t’i siguruar ZKA-së/NAO-së ligjshmërinë e rregullsinë e shpenzimeve apo aspekteve të tjera financiare që lidhen me zbatimin e kontratave”. ZLP-ja/SPO-ja është një person i caktuar nga ministri i linjës apo institucioni përfitues, dhe i emëruar nga ZAP-ja/PAO-ja  ZLP-ja/SPO-ja është përgjegjëse për aspektet teknike të projekteve që do të zbatohen në ministrinë e linjës apo në institucionin përfitues dhe asiston ZAP-në/PAO-në në përgatitjen dhe zbatimin e kontratës në kohë e në mënyrë të përshtatshme”. Gjithashtu, ZLP-të/SPO-të janë përgjegjës për programimin, zbatimin dhe monitorimin e kontratave e projekteve ku ministritë ose institucionet përkatëse janë përfituesit, sipas kompenentit I. ZLP-të/SPO-të bashkërendojnë punën brenda ministrisë ose institucionit përkatës dhe raportojnë te KKIPA-ja/NIPAC-ja për funksionet e programimit, të tilla, si analizat sektoriale, identifikimi i projektit, përgatitja e fishave të projekteve dhe monitorimi i projekteve”. Kryerjen e procedurave të tenderimit, kontraktimit, regjistrimin e transaksioneve në sistemin e kontabilitetit, kryerjen e pagesave dhe monitorimin e  kontratave të lidhura për projektet e financuara nën komponentin I, të IPA-s, dhe kontrollin e brendshëm, bazuar në kërkesat e sistemit të menaxhimit të decentralizuar të IPA-s”. Programimin, zbatimin dhe monitorimin e kontratave e projekteve financuar nga komponenti I, i IPA-s, si dhe përmbushjen e funksioneve që kanë të bëjnë me zbatimin teknik të kontratave e projekteve”. Zyra e KKIPA-së/NIPAC-së  është strukturë në ministrinë përgjegjëse për integrimin  ecretar, e krijuar me urdhër të ministrit të integrimit, për të mbështetur  KKIPA-në/NIPAC-në në ushtrimin e funksioneve të programimit, implementimit, monitorimit e të vlerësimeve interim, dhe kryen këto detyra:-Për sa i përket programimit, kjo zyrë organizon procesin e programimit sipas manualit përkatës të programimit të KKIPA-së/NIPAC-së dhe Manualit të Programimit IPA, të Komisionit Europian. Gjithashtu, kjo zyrë dorëzon te KKIPA-ja/NIPAC-ja draftin e fundit të projektfishave për programet në    komponentin I, të IPA-s.- Për sa u përket implentimit të projekteve dhe programeve, kjo zyrë është përgjegjëse për të ndjekur, në bashkëpunim me  ZLP-në/SPO-në përmbushjen e objektivave dhe rezultaveve të përcaktuara, si dhe mënyrën e përdorimit të produkteve të kontratave. -Për sa i përket monitorimit, kjo zyrë është përgjegjëse për përgatitjen e raporteve vjetore/përfundimtare për implementimin, organizimin e takimeve të Komitetit të Monitorimit IPA, dhe për veprimtaritë pasardhëse lidhur me këtë komitet. Lidhur me monitorimin e komponentit I, të IPA-s, Zyra e PA-së/NIPAC-së është përgjegjëse për përgatitjen e draftit vjetor të raportit të implementimit mbi programet kombëtare, organizimin e takimeve të komitetit të monitorimit për komponentin I, të IPA-s, si dhe për monitorimin në nivel projekti dhe programi, bazuar në Manualin e Monitorimit dhe Vlerësimit. Lidhur me vlerësimin interim, zyra e KKIPA-së/NIPAC-së është përgjegjëse për përgatitjen e planit interim të vlerësimit për programet e komponentit I, të IPA-s, si dhe dorëzimin e vlerësimeve interim pranë KKIPA-së/NIPAC-së, që ky i fundit e paraqet në Komitetin e Monitorimit IPA. Zyra e KKIPA-së/NIPAC-së përgatit termat e referencës për marrjen e vlerësuesve interim dhe shërben si pikë kontakti gjatë vlerësimeve interim". Komiteti Ndërministror për Koordinimin e Programeve IPA është një grup ndërinsitucional pune, i cili ngrihet pranë secretarisë përgjegjëse për integrimin ecretar, me urdhër të Kryeministrit, dhe ka për qëllim të shërbejë si mekanizëm koordinimi për monitorimin e zbatimit të projekteve dhe programave IPA. Grupi ndërinsitucional i punës kryesohet nga KKIPA-ja/NIPAC-ja dhe përbëhet nga ZKA-ja/NAO-ja, ZAP-ja/PAO-ja, zëvendësministrat e ministrive të linjës të ngarkuar për të ndjekur progamet IPA, ZLP-të/SPO-të e ministrive të linjës dhe/ose institucioneve të tjera, përfaqësues të Departamentit Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj, pranë Këshillit të Ministrave, dhe përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Buxhetit, pranë Ministrisë së Financave. Ky Komitet është përgjegjës për hartimin dhe rishikimin e planit të veprimeve/masave që duhen ndërmarrë për çdo  ecreta  ecretariat të financuar nga programet IPA. Ky Komitet mund të organizojë inspektime në terren, për të monitoruar zbatimin e planit të veprimit. Në rastet e projekteve problematike, të cilat nuk marrin zgjidhje, Komiteti Ndërministror për Koordinimin e Programeve IPA I propozon Komitetit të Planifikimit Strategjik marrjen e masave konkrete për insitucionet përfituese. Zyra e KKIPA-së/NIPAC-së do të shërbejë si sekretariat i Komitetit Ndërministror për Koordinimin e Programeve IPA".

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›