Berisha: Rama me të paaftë në qeveri, do të djegë fondet e BE
Shqipëria arrin të bëhet vendi i parë në rajon që kualifikon administratën e vet për të marrë përsipër prokurimet e fondeve të BE në përputhje me standardet e KE
Shqipëria mund të marrë statusin, por s’mund të përfitojë nga fondet e BE. Ky ka qenë “alarmi” që Kryeministri Sali Berisha ngriti me Ministrat e tij në mbledhjen qeveritare të së mërkurës, duke iu referuar deklaratave të së majtës për ristrukturim të administratës. Sipas tij me fshesën ne administrate, do te ulen persona qe nuk kane dëgjuar me pare për ketë projekt. “Mbetet problem serioz faktori kushërirë që drejton tenderin e fshesës ndaj administratës, është zgjedhur me përparësi të madhe dhe imagjinoni një investim kolosal që është bërë të futet në rrethin e kuq pa u ulur akoma dhe të zëvendësohet me njerëz që nuk kanë dëgjuar kurrë për këtë projekt, kjo do të thotë se vendi mund të marrë statusin, por mund të mos përfitojë fondet që rrjedhin nga marrja e tij. Kërcënimi është shumë serioz, por e rëndësishme është që kjo përbën arritje të madhe për vendin”, tha ai. Akuzat kreu i qeverisë i bëri ndërsa njoftoi sot se vendi ynë bëhet i pari në rajon, i aftë të prokurojë me institucionet e veta fondet e vëna në dispozicion nga BE. “Deri këtë vit, KE ka prokuruar fondet e tij dhe ai ka qenë me njësite e veta prokuruesi i fondeve të Be. Pas një punë serioze tre vjeçare të bërë nga qeveria, Shqipëria arrin të bëhet vendi i parë në rajon që të kualifikojë administratën e vet për të marrë përsipër prokurimet e fondeve të BE në përputhje me standardet e KE. Për këtë qëllim janë ngritur njësitë përkatëse, më e madhja është në ministrinë e Financave, por krahas kësaj funksionojnë njësitë në të gjitha ministritë e linjës, njësi të kualifikuara këto dhe më së fundi të audituara dhe të certifikuara nga vetë ekspertët e fushës së KE. Në këtë kontekst, Shqipëria bëhet vendi i parë në rajon nga vendet që janë me status që krijon institucionet e veta të përdorimit të ndihmës së BE. Kjo përbën një arritje të madhe për administratën shqiptare dhe kjo arritje është rezultat i një pune shumë serioze të bërë nga ministria e integrimit, ministria e financave dhe ministritë e linjave për të ngritur dhe konsoliduar këto struktura të specializuara në këtë fushë. Një dokument prej mbi 6 mijë faqesh i është paraqitur KE, si dokument bazë për akreditimin e këtyre strukturave dhe certifikimit të tyre nga BE, ndihma këto të cilat prej tre vitesh i bllokojnë në qindra e qindra milionë dollarë qytetarëve shqiptarë me bllokimin e statusit nga zoti Rama, duke u bërë direkt një faktor i thellimit, i rëndimit të problemeve ekonomike të qytetarëve shqiptarë. Por më në fund, në maj ligjet u votuan, statusi besojmë dhe urojmë që të merret në dhjetor dhe thirrja jonë është që Shqipëria e meriton plotësisht statusin, ti jepet, në mënyrë që Shqipëria të përfitojë qindra, milion euro të tjera në të gjitha fushat, fonde që Shqipëria i ka shumë të nevojshme, që të përmirësojë ende infrastrukturën e saj për të vazhduar procesin e zhvillimit të saj, për të arritur në një vend të zhvilluar”, deklaroi kryeministri Berisha. Më tej kreu i qeverisë vlerësoi këtë si një arritje të madhe për administratën shqiptare, e cila vjen si rezultat i një pune serioze të bërë nga Ministria e Integrimit, Ministria e Financave dhe ministritë e linjave për të ngritur dhe konsoliduar këto struktura të specializuara në këtë fushë. Në këtë kontekst, Kryeministri përgëzoi ministritë në fjalë, jo vetëm për ngritjen, por edhe për kualifikimin e këtyre njësive shumë të rëndësishme, tani e tutje për bashkëpunimin ekonomik dhe financiar të Shqipërisë me BE. “Në këtë kontekst mbetet një problem serioz faktori kushëri, e cila drejton tenderin e fshesës ndaj administratës. Është zgjedhur me përparësi të madhe dhe imagjinoni ju, një investim kolosal që është bërë të futet në rreth të kuq pa u ulur akoma, dhe të zëvendësohet me njerëz të cilët, nuk kanë dëgjuar ndonjëherë kurrë për këtë projekt. Kjo do të thotë që Shqipëria pavarësisht se mund të marrë statusin mund të mos përfitojë fondet që rrjedhin nga marrja e statusit dhe kërcënimi është shumë serioz. Por e rëndësishme është që kjo përbën një arritje të madhe për Shqipërinë, për të gjithë bashkëpunimin e Shqipërisë me BE, në interesin më të mirë të vendit dhe të zhvillimit. Unë dua të përgëzoj dhe njëherë Ministrinë e Integrimit, Ministrinë e Financave dhe të gjithë ministritë për punën serioze që kanë bërë, jo vetëm për ngritjen, por edhe për kualifikimin e këtyre njësive shumë të rëndësishme, tani e tutje për bashkëpunimin ekonomik dhe financiar të Shqipërisë me BE”, theksoi ai. Ndër të tjera, kryeministri u ndal edhe në disa vendime të tjera të rendit të ditës si kalimin në pronësi, pa shpërblim të një sipërfaqeje prej 7300 m2 për institucion të arsimit të lartë në pronësi të tij; vendimin për dhënien e bursave për nxënësit e shkollës së mesme profesionale “Peter Mahringer” , Shkodër, dhe vendime të tjera. “Janë këtu një seri vendimesh ku më i rëndësishmi ishte ky. Pastaj ka vendime të tjera, siç është vendimi për ti dhënë tokë Komunitetit Myslyman, pasi toka e mëparshme pësoi një problem për shkak të disa defekteve, ajo që u dha 6 vjet më parë i kalon për ndërtim shkollës. Është vendimi për bursat e shkollës së mesme profesionale “Peter Maringer” në përputhje me marrëveshjen që kemi me qeverinë austriake. Kjo është një shkollë model, nga më të mirat në vend në arsimin profesional, një shkollë e shkëlqyer kjo në Shkodër. Miratohet në parim marrëveshja mes qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë se Republikës Federale të Gjermanisë për financimin e projektit të reformave në sektorin e ujit. Qeveria këto vite i kushtoi një rëndësi të jashtëzakonshme infrastrukturës ujore, e cila ka një rëndësi jetike për një vend në zhvillim. Është një infrastrukturë komplekse. Vetëm në ujësjellës u investua këtë vite mbi 550 milion euro, por janë investuar disa qindra milion në aspekte të tjera të infrastrukturës ujore, si për trajtimin e ujërave të ndotura, tek kanalizimet, kanalet, kullimit etj. Me këtë marrëveshje, nëpërmjet financimeve të GTZ, te Shoqërisë gjermane për bashkëpunimin ndërkombëtar, përpunohet e tërë platforma e reformës së këtij sistemi, jashtëzakonisht i rëndësishëm për zhvillimin vendit. Gjermanët kanë dhënë në këtë drejtim këto 20 vite mbështetjen më të madhe, ndaj dhe marrëveshja firmoset me ta pasi investimet e tyre në infrastrukturën ujore janë ndër më të mëdhatë”, përfundoi ai. Në përfundim të mbledhjes, Kryeministri Berisha nuk ka kursyer edhe batudat lidhur me mbledhjen e qeverisë Rama në Vlorë. “Tani pas mbledhjes, nisuni dhe ju në Vlorë, por mos harroni merrni me vete rrobat e banjos”, tha ai duke iu drejtuar gazetarëve të pranishem ne mbledhje.