Decentralizimi në rrezik

Decentralizimi funksional është i rrezikuar pёr tё dёshtuar, pasi qё pushteti lokal nё Kosovë është forcuar në letër, por nё praktikë ende ka probleme dhe vёshtirёsi. Kështu tha Besnik Tahiri, drejtor i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale dhe anёtar i Kryesisё sё AAK-sё, nё takimin rajonal me temë “Sfidat e Demokracisё Lokale nё Ballkanin Perëndimor”, i cili po mbahet në Mal të Zi.
Tahiri prezantoi disa nga sukseset dhe sfidat e procesit tё reformës së qeverisjes lokale në Republikën e Kosovës, e nё veçanti ato qё kanë tё bёjnë me zbatimin e ligjit për vetëqeverisje lokale si dhe elementet e tjera qё ndërlidhen me zhvillimin e pushtetit lokal.
“Edhe pse ligji pёr vetëqeverisje lokale ka transferuar njё gamё tё madhe tё kompetencave nё nivel lokal, zbatimi dhe ofrimi i shёrbimeve mё tё mira pёr qytetarёt ende ёshtё nё nivel tё ulёt”, theksoi ai.