E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makolli: Në Qeveri, nëse merret parasysh programi i jonë

Nga Express më 04 shkurt 2011 në ora 20:41

Aleanca Kosova e Re (AKR) do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së PDK-së për koalicion, nëse brenda programit të qeverisë së re do të jetë edhe programi i AKR-së, ka thënë nënkryetari i kësaj partie Ibrahim Makolli, në një intervistë për emisionin IN-POL në Newstv.

Ai ka potencuar se nëse nuk merren në konsideratë pjesë të programit të AKR-së, nuk e shohin të arsyeshme të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme.

Makolli ka theksuar se ideja që lideri i AKR-së Behgjet Pacolli të jetë president i vendit, nuk është kusht për koalicion, por një mundësi për zbatimin e një pjesë të programit të AKR-së.

Sipas tij pozita e presidentit për Pacollin, do të thotë mundësi të reja për Kosovën në planin ndërkombëtar, pasi që kjo parti do të kontribuonte që diplomacia kosovare dhe politika e jashtme të avancohej në masë të madhe.

Mirëpo, sipas Makollit, një pjesë e politikës në Kosovë, i frikësohet mundësive të kreut të AKR-së.

Makolli gjatë intervistës për Newstv, mes tjerash ka vlerësuar se një qeveri gjithëpërfshirëse nuk do të ishte e mirë për vendin. Ndërkaq, duke folur për prioritetet e AKR-së, ai ka deklaruar se pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, menjëherë duhet të fillojë rishikimi i shumë ligjeve dhe rishikimi i Kushtetutës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›