E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja e temperaturave, shtohen kontrollet ndaj ushqimeve

Drejtoria e Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë muajit qershor, është asgjësuar një sasi e konsiderueshme e lëndës bazë që përdoret në fast food, rreth 1680 kg lëndë ushqimore me prejardhje nga qumështi, që u kish kaluar afati i përdorimit. Ndërsa, ndaj subjekteve që kanë tregtuar ushqime të tilla janë vendosur dhe masa administrative me gjobë.

Specialistët e shëndetit publik këshillojnë të gjithë qytetarët të jenë të kujdesshëm në konsumimin e ushqimeve që tregtohen. Kujdes i veçantë duhet të tregtohet edhe kur ka produkte të hapura, të paambalazhuara, të paetiketuara, dhe kur në etiketë nuk pasqyrohet edhe data e skadencës. Ndërkohë, në spitalin infektiv në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, numri i rasteve të paraqitura shkon 60-70 në ditë, kryesisht në fundjavë, kjo dhe për shkak të helmimeve nga ushqimet.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›