E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trepça fiton derbin ndaj Shaptahut, Miftarit e Shimës

Valentin Spaci nuk ka arritur që të shënojë nga gjuajtja për tri pikë në sekondat e fundit të ndeshjes me Trepcën, në kuadër të javës së dytë të Siguria Superligës, duke i dhënë fitoren skuadrës mitrovicase përballë AS Prishtinës.
"Kam pasur edhe më parë raste të ngjashme dhe shpeshherë kam vendosur ndeshjen, por ja që sonte nuk e deshi", ka thënë pas ndeshjes organizatori i skuadrës debutuese të kryeqytetit.
Skuadra vendase e ka mbyllur cerekun e parë të ndeshjes me epërsi prej dy pikëve, por ka gabuar shumë në të dytin duke bërë që skuadra mitrovicase të mbyllë pjesën e parë të ndeshjes me avantazhin prej gjashtë pikëve (32:38). Përfundimi i periudhës së tretë të ndeshjes vetëm sa rrit edhe me dy pikë të tjera epërsinë e Trepcës, ndërsa në të katërtën kryeqytetasit arrijnë që të ngushtojnë rezultatin në vetëm një pikë, madje duke pasur edhe sulmin e fundit me anë të të cilit mund të kishin shënuar edhe fitore, nëse gjuajtja e Spacit do të përfundonte brenda rrethit.
Organizatori i Kombëtares shqiptare, Samir Shaptahoviq, ka qenë edhe një herë lideri i skuadrës kryeqytetase me 20 pikë të shënuara, ndërsa Blerim Mazreku ka shtuar 14. Florian Miftari, një tjetër anëtar i Kombëtares shqiptare e ka mbyllur ndeshjen me 10 pikë të shënuara, ndërsa ka dështuar krah-qendra Gerti Shima me vetëm 7 pikë.
Tek skuadra mysafire treshja boshnjake ka shënuar shumicën e pikëve (42). Edin Nurkanoviq ka qenë më efikasi me 19 pikë të shënuara, ndërsa qendrat Fikret Hanxhiq e Amir Delaliq kanë shtuar nga 12 përkatësisht 11 pikë.
"Ishte një lojë e fortë dhe e vështirë. Fati sportiv ishte në anën tonë këtë radhë. Mbrojtja kolektive dhe dominimi në të trapez ishin vendimtar për fitoren tonë", ka thënë pas ndeshjes Nurkanoviq.

REZULTATET

AS Prishtina - Trepca 59:60
Bashkimi - Drita 83:79
Peja - X Prishtina 113:70
Kastrioti - Vllaznimi 75:70
Bambi - Sigal Prishtina është shtyrë

1. Trepca 2 2 0 80:59 4
2. Kastrioti 2 2 0 139:123 4
3. AS Prishtina 2 1 1 157:126 3
4. Peja 2 1 1 181:151 3
5. X Prishtina 2 1 1 132:173 3
6. Bashkimi 2 1 1 136:143 3
7. Drita 2 1 1 145:177 3
8. Sigal Prishtina 1 0 0 81:68 2
9. Vllaznimi 2 0 2 130:137 2
10. Bambi 1 0 0 1 0:20 0

Në xhiron e ardhshme më 11 tetor takohen: Drita – Kastrioti, Trepca – Bashkimi, Sigal Prishtina - AS Prishtina, X Prishtina – Bambi, Vllaznimi - Peja

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›