E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deda në Presidencë

Nga Express më 09 prill 2011 në ora 13:32

Ish-themeluesi i Partisë FeR, Ilir Deda është emëruar Këshilltarë Kryesor i Presidentes, Atifete Jahjaga.

Kjo është konfirmuar sot pasi Ilir Deda e ka shoqëruar Presidenten Jahjaga, në vizitën e parë në Forcën e Sigurisë.

Deda bashkë me Shpend Ahmetin patën themeluar parti të re, por dështuan të kalojnë pragun zgjedhor, duke mos marrë pesë për qind të votave në zgjedhjet e vitit të kaluar.

Tash, Shpend Ahmeti i është bashkuar Vetëvendosjes në opozitë, derisa Deda përsëri ushtron postin e këshilltarit politikë.

Edhe në Qeverinë e Bajram Rexhepit – Ilir Deda ka pasur postin e Këshilltarit politike.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›