E Shtunë, 31 Tetor 2026

Llorente mbetet në Bilbao

Nga Express më 08 prill 2011 në ora 19:52

Sulmuesi i Athletic Bilbaos, Fernando Llorente ka insistuar se do të mbetet në klubin bask.

Reprezentuesi spanjoll vazhdimisht spekulohet me transferim te rivali Real Madrid, por Llorente ka theksuar se e sheh veten duke qëndruar në San Mames sezonin e ardhshëm e tutje.

“E ardhmja ime qëndron në këtë klub. Gjithmonë e kam thënë këtë dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Kontrata ime aktuale skadon pas dy viteve dhe ndihem shumë mirë këtu”, tha Llorente për të përditshmen sportive spanjolle AS.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›