E Diel, 1 Nëntor 2026

Dede: Ishte ndeshje dinjitoze

Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, Nevil Dede, ka vlerësuar paraqitjen e kuqezinjve në ndeshjen e parë nën drejtimin e Ari Han. "Ishte një takim interesant, të cilin për mendimin tim nuk meritonim ta humbnim, pasi luajtëm mirë. Por siç e dimë, ka ndodhur edhe më përpara që ne kemi bërë lojën dhe skuadrat e tjera kanë arritur rezultatin. Sigurisht që ndjeva emocione, pasi luanin shokët e mi, luante skuadra me të cilën unë kam ndarë shumë emocione, të mira dhe të këqija në ndeshjet e mëparshme, mbi të gjitha luante përfaqësuesja e kombit tim, të cilën e kam mbështetur gjithnjë me shpirt si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Nuk besoj se është e arsyeshme për mua të evidentoj se çfarë shkoi mirë dhe se çfarë shkoi keq në atë ndeshje. Por mund të them se si ndeshje e parë nën drejtimin e një trajneri që kërkon një mënyrë loje tjetër nga ajo që kemi luajtur më parë, skuadra u paraqit pozitivisht dhe tregoi vlera admiruese, ndonëse nuk pati mundësi të realizonte", deklaroi Dede për "albaniasoccer.com".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›