E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java e 14-të do të ngrejë siparin sot me pesë takime

Tiranë (Start) - Java e 14-të e Superligës do të ngrejë siparin sot me 5 ndeshje, për t’u pasuar nesër nga ndeshja derbi, Partizani-Tirana.

Teuta do të presë në një ndeshje të rëndësishme Shkumbinin e vendit të tretë. Skuadrat ndodhen në të njëjtën kuotë pikësh, me nga 20, dhe do të kërkojnë në këtë takim shkëputjen nga njëra-tjetra.

Dinamo do të presë në kryeqytet Besën e Kavajës. Edhe këto ekipe ndodhen në të njëjtën kuotë pikësh, me nga 19. Dinamo kërkon të shfrytëzojë faktorin fushë për të arritur trepikët.

Bylisi, me ndeshjet e fundit surprizuese, do të presë Elbasanin për të bërë një tjetër surprizë. Elbasanasit do të udhëtojnë drejt Ballshit pas disa rezultateve jo të mira në javët e fundit.

Flamurtari ka mundësinë më të mirë për të forcuar pozitat në tabelë, pasi në ndeshjen e sotme do të presë modestët e Lushnjes. Ekipi lushnjar vjen nga fitorja direkte në javën e kaluar me skuadrën e Apolonisë.

Ndeshja e fundit që plotëson ditën e sotme, por jo më pak e rëndësishme, është ajo e Fierit, midis Apolonisë vendase dhe kryesuesve të Vllaznisë. Shkodranët do të kërkojnë patjetër trepikëshin për të pritur të qetë në javën e ardhshme kampionët në fuqi, Dinamon.

Pasqyrën e plotë me takimet e kësaj jave, dhe klasifikimin e skuadrave do ta gjeni me një klikim në logon Super Liga në Homepage

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›