E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu socialist tur ne Europe

Diplomacia partiake

Angazhimi ne protesta duket se do te paraprihet nga nje tur i kreut socialist edhe jashte Shqiperise. Si protagoniste e nje krize politike qe ngerthen ende pa zgjidhje kerkesat e veta duket se selia roze do te drejtohet edhe nje here te partneret e vet ne Parlamentin Europian ku do te sqaroje nje situate qe sipas gjasave do te penalizoje te gjithe vendin. Sipas burimeve ne PS turi do te nise nga mesi i muajit tetor dhe nuk perjashton kontakte te drejtperdrejta me perfaqesues te se majtes europiane. Kjo e fundit ka nje angazhim te qarte pro selise roze ne Shqiperi sidomos per sa i perket ceshtje se shumediskutuar te transparences se zgjedhjeve te 28 qershorit 2009. Dialogu me partneret nderkombetare rivjen pas shume kohesh dhe duhet thene ne pergjithesi se diplomacia partiake nuk para eshte vene ne levizje nga opozita shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›