Kuvendi sot seance maratone. Priten negociata mes Patozit dhe Rucit
Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli do te shfrytezoje cdo sekonde te axhendes se sotme parlamentare per te mbajtur opoziten sa me gjate ne sallen e Kuvendit me synim per ta bindur te votoje projektligjin per Gjykaten Administrative. Nderkaq mesohet se gjate seances mund te mblidhet Konferenca e Kryetareve e cila do te pasoje negociatat e mundshme mes Patozit dhe Rucit per te zgjeruar rendin e dites.
Ftesa e PD-seTentativat per sigurimin e kompromisit kane qene intensive dje mes PD-se dhe PS-se ku nepermjet deklaratave publike dy kreret e grupeve respektive parlamentare i jane drejtuar njeri-tjetrit. Perfituesit e tij nuk mund te vecohen ne te majte dhe te djathte. Nuk mund ti ndajme ata ne te PD-se apo te PS-se. Grupi parlamentar demokrat eshte teresisht i gatshem te pranoje dhe te votoje cdo sugjerim te PS per Gjykaten Administrative. Jemi te bindur se votimi i ketij ligji duhet bere dhe nuk duhet te ngaterrohet me debatet politike theksoi Patozi. Nenkryetari i PD-se Astrit Patozi deklaroi dje ne mbremje se refuzimi per te votuar kete ligj do te ishte nje qendrim i gabuar ndaj partnereve amerikane. Ftojme PS-ne te votoje ligjin per Gjykaten Administrative. Oferta jone eshte e sinqerte dhe e ndershme. Mosvotimi i ketij ligji do te ishte gjeja me e papershtatshme per te treguar mirenjohjen ndaj SHBA pohoi Patozi. Ai u shpreh se ky ligj nuk duhet te ngaterrohet me konfliktet politike dhe nenvizoi se mazhoranca eshte e gatshme te pranoje propozimet e opozites per te.
Seanca maratone 4
Per te zgjatur sa me shume seancen parlamentare Kryeparlamentarja Topalli ka fryre axhenden duke futur dy interpelanca me ministrat e kabinetit Berisha te kerkuara me kerkese te deputeteve demokrate. Perfshirja e dy interpelancave ka qene nje surprize e fundit nga Kuvendi pasi ato jane bere pjese e kalendarit te sotem te Kuvendit dy dite me pare se bashku me projektligjin e Gjykates Administrative. Ky eshte skenari mbi te cilin Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli do te drejtoje seancen e sotme per tu dhene afat krereve te grupeve te medha parlamentare te gjejne piken e perbashket per arritjen e konsensusit. Nje variant ku mazhoranca leshon kompromisin eshte pranimi i cdo propozimi te PS-se per Gjykaten Administrative. Ngerci i vetem eshte qendrimi i PD-se ku i kerkon socialisteve te mos ngaterrojne ceshtjet politike me projektligjin e Gjykates Administrative. Ne kohe krize globale ekonomike Shqiperise jo vetem do ti mungojne ligjet qe e afrojne ate me strukturat europiane por edhe financimet e huaja qe mbulojne nje pjese te mire te buxhetit te shtetit. Seanca maratone e dites se sotme do te percaktoje edhe fatin qe do kete Shqiperia per te perfituar donacione te huaja. Ne rendin e dites se sotme Kuvendi mes nente pikave nuk ka te percaktuar ngritjen e komisionit hetimor parlamentar per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit por ne te mire te kompromisit te perbashket do te ekzistoje mundesia e nje konference kryetaresh perpara fillimit te seances kuvendore. Opozita duket e prere ne kerkesat e saj se do te jape voten per Gjykaten Administrative ne kembim te nje rezolute me nje pakete propozimesh ndersa mazhoranca vecanerisht demokratet ndihen nen trysnine e presionit per te bere ceshte e mundur per te gjetur 84 votat.
Burime prane Kuvendit bejne me dije se arsyeja e zgjatjes se seances se 30 shtatorit ka per qellim gjetjen e kompromisit mes paleve. Ne pamundesi te gjetjes se kompromisit gjate ketyre dy diteve mazhoranca do te shfrytezoje te gjitha hapesira qe do ti ofroje sot seanca parlamentare. Opozita do te jete e pranishme ne sallen e Kuvendit nderkohe qe momenti me pikant mbetet procesi i votimit. Projektligj Per gjykimin e mosmarreveshjeve administrative dhe organizimin e drejtesise administrative eshte pika e shtate e rendit te dites dhe pasohet nga dy interpelanca ne Kuvend njera per ministrin Ridvan Bode dhe tjetra per ministrin Genc Ruli.