Kryesia cakton 400 koordinatore per protestat
Kryesia e Partise Socialiste ka miratuar dje masa konkrete per sa i perket protestave qe do te nisin ne muajin tetor. 400 koordinatore do te jene qe nga dje ne krye te punes per te organizuar levizjen qytetare qe kulmon ne fund te muajit tetor ose me 1 nentor. Parimisht skenari i zhvillimit i permbahet atyre te muajit prill ndash maj por me caktimin e posacem te njerezve qe do te pergjigjen per aspektin organizativ selia roze jep te kuptoje se pret shume nga kjo vale e re e reagimit qytetar. E vendosur ne krye te kritikave ndaj qeverise se drejtuar nga Sali Berisha PS sot se bashku me opoziten kane radikalizuar gjuhen politike e cila po etiketon qeverine edhe si organizate kriminale. Ky sfond politik qe nxit emocionet e forta ne vetvete paralajmeron nerv te forte te protestes e cila kesaj radhe per te siguruar suksesin e vet e ka te detyrueshem nje produkt konkret ne permbylljen e vet. Lidhur me kete gje selia roze ka bere te njohur edhe institucionalizimin e bashkepunimit me aleatet e saj i cili po njeh disa kufij te rinj. Keshtu ne takimin e fundit te zhvilluar javen e kaluar eshte rene dakord per stacionimin e nje shtabi protestash qe do te kete nje zyre shtypi te perbashket koordinim dhe seli te njejte. Teorikisht zgjerimi i bazes se koalicionit te majte edhe me parti te djathta organizon kunder Berishes te gjithe kontingjentin opozitar ndaj tij qe e risjell formulen permes se majtes dhe se djathtes vetem si praktike veprimi.