E Diel, 1 Nëntor 2026

Dedja, prova e parë fillon kundër Vllaznisë

Trajneri i ri i Bylisit, Hysen Dedja i beson grupit aktual të Bylisit, edhe pse skuadra e drejtuar gjatë katër javëve të para nga Faruk Sejdini (3 ndeshje, 3 humbje) e tekniku i komanduar Dashnor Dume (1 ndeshje, 1 fitore) ka grumbulluar vetëm 3 pikë, e ndodhet në vendin e parafundit.
Shkodrani Dedja, i cili ka drejtuar më parë Bylisin në sezonin 1999-2000, ka arritur ta cojë atëherë skuadrën ballshiote në vedin e tretë dhe i siguroi pjesëmarrjen në Kupën UEFA ku u përball me Inter Bratislava nga Sllovakia.
Sfida e parë e Dedjes është tërheqëse. Të premten, më 26 shtator (ora 16:00), do të përballet kundër Vllaznisë në Shkodër, ish-ekipin me të cilin është shpallur kampion si lojtar e trajner.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›