Miqësorja, ende mister emri i kundërshtarit

Shqipëria është në kërkim të një ekipi kundërshtar për datën e lirë të 19 nëntorit. Miqësorja e fundit e Shqipërisë ishte ajo kundër Lihtenshtejnit (2-0), më 20 gusht, por trajneri i Kombëtares, holandezi Ari Han u shpreh i pakënaqur me zgjedhjen e kundërshtarit. Shqipëria do të luajë në transfertë, më 11 e 15 tetor dy ndeshje zyrtare kundër Hungarisë e Portugalisë.