Trukimi i ndeshjeve, tani dënohesh me 7 vjet burg

Qeveria e kryeministrit Sali Berisha shqyrtoi në mbledhjen e dejshme propozimin e ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj për disa shtesa e ndryshime në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë.
Parashikohen sanksione të ashpra në lidhje me trukimin e ndeshjeve sportive kombëtare e ndërkombëtare në kundërshtim më parimin e lojës së ndershme. Ligji, i cili pritet të miratohet në Parlamentin shqiptar, parashikon 7 vjet burg për personat që trukojnë apo parafiksojnë rezultatet e ndeshjeve.