E Diel, 1 Nëntor 2026

Devis Mema: “Kundër Tiranës si një grup”

Sulmuesi i Flamurtarit, Devis Mema, është rikuperuar plotëisht. Korcari luajti për disa minuta në ndeshjen kundër Vllaznisë (1-0) në Vlorë dhe synon të bëjë një ndeshje të mirë kundër Tiranës kryesuese në kryeqytet.
"Forca jonë është grupi" – pohoi Mema, për "Panorama Sport". Devis Mema realizoi 10 gola sezonin e kaluar me fanellën e kuqezinjve vlonjate.
Tirana kryeson kampionatin me 10 pikë pas katër javësh. Flamurtari me 6 pikë ndodhet në vendin e pestë, por ka fituar vetëm 1 nga dy ndeshjet në transfertë, atë kundër Besës (0-1) në javën e parë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›