E Diel, 1 Nëntor 2026

Arlind Nora: “Një pikë në Elbasan, hap pozitiv”

Shkumbini i vendit të dytë (9 pikë) do të përballet në transfertë me Elbasanin, takim që do të luhet ditën e diel, më 28 tetor në "Ruzhdi Bizhuta".
Sulmuesi gjirokastrit i peqinasve, Arlind Nora, autori i golit të parë të sezonit 2008-2009 (kundër Bylisit), e vlerëson takimin kundër ish-skuadrës së tij, me të cilën ka fituar edhe titullin e vetëm kampion si futbollist, si një ndeshje shumë të vështirë.
Nora, i cili luajti sezonin e kaluar fazën e parë si pjesë e Vllaznisë (1 gol) e Shkumbinit (3 gola), pohon për "Panorama Sport": "Të qenit e Shkumbinit në vendin e dytë, do të thotë se skuadrat do të na shohin me sy tjetër e do të luajnë më fort kundër ndesh. Marrja e një pike do të ishte hap pozitiv".
Në të vetmen ndeshje të zhvilluar në transfertë gjatë këtij sezoni, Shkumbini ka humbur 3-1 me Dinamon. Shkumbini është skuadra që ka shënuar më shumë gola gjatë katër javëve të para: 7.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›