FSHF nuk miraton premiot e Kombëtares

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit nuk i ka miratuar ende shpërblimet për lojtarët e Kombëtares shqiptare për dy ndeshjet e para eliminatore të Botërorit 2010, ato kundër Suedisë (0-0) e Maltës (3-0). Parimisht është rënë dakord që cdo lojtar të përfitojë nga 5 mijë euro.