E Shtunë, 31 Tetor 2026

Defekt i rëndë, katër rrethe në errësirë

Një defekt i rëndë në linjën e tensionit të lartë 220 kilovolt Tiranë-Rrashbull ka zhytur në errësirë një pjesë të madhe të Shqipërisë së Mesme. Burime nga OST konfirmuan se për shkak të defektit është ndërprerë furnizimi me energji elektrike në qytetet Durrës, Shijak, Kavajë, Rrogozhinë, Lushnjë e Fier, si dhe në fshatrat e këtyre zonave. Defekti ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme dhe specialistët e OST-së thanë se do të duhet një kohë e gjatë për riparimin e tij. Për këtë arsye është gjetur një zgjidhje vetëm për furnizimin me energji elektrike të objekteve të rëndësisë së veçantë. Kështu, OSSH ka siguruar furnizimin me energji elektrike të spitaleve dhe hidrovoreve në këto zona, nëpërmjet linjës së Jugut. Specialistët mendojnë që për riparimin e defektit do të duhen disa ditë dhe po shikohet mundësia e gjetjes së zgjidhjeve të përkohshme për furnizimin me energji edhe të disa shërbimeve të tjera të rëndësishme, si komisariatet e policisë, antenat e telefonisë, Porti i Durrësit etj.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›