Defekti në avion, ulja u bë në Itali dhe jo në Rinas
Defekti në avionin që ishte nisur drejt Romës nuk ka sjellë ulje të detyrueshme në Rinas, por në Itali. Kështu janë shprehur autoritetet e aeroportit "Nënë Tereza", të cilët nuk e kanë mohuar defektin për shkak të një shpendi në motorin e avionit, por thjesht kanë shpjeguar se ai ka bërë ulje të detyrueshme në Itali. Pak ditë më parë, një avion i kompanisë "Alitalia", i cili do të përshkonte linjën Tiranë-Romë, ka bërë ulje të detyrueshme, pasi një shpend kishte hyrë në helikat e motorit. Fillimisht u deklarua se ishte ulur në Rinas, por vetëm dje autoritetet e aeroportit shpjeguan ngjarjen.