Defekti, shembet elektricisti bashke me shtyllen
Korce- Nje elektricist eshte aksidentuar gjate kryerjes se punimeve ne rrjetin e tensionit te ulet, teksa shtylla ku kishte hipur eshte shembur dhe i rrezikon jeten. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Voskop te rrethit te Korces, diten e djeshme, rreth ores 11:00, kur 59-vjecari Hysen Shaholli, ka shkuar ne nje vend ku kryheshin punime, per te bere nderprerjen e rrymes elektrike. Pasi hipi ne nje shtylle elektrike, 8 metra e gjate, befas ajo eshte rrezuar, duke e aksidentuar rende elektricistin. I plagosuri u dergua nga te pranishmit ne spitalin e Korces, ku iu dha ndihma e pare, dhe prej andej eshte nisur per mjekim te specializuar ne spitalin "Nene Tereza", pasi demtimet ne pjese te ndryshme te trupit, ishin shume te renda. Grupi hetimor qe shkoi ne vendin e ngjarjes, ka konkluduar paraprakisht, se aksidenti ka ndodhur per shkak te shkeljes se rregullave mbrojtese ne pune. Ata sqarojne se viktima e aksidentit, nuk duhej te kishte hipur ne shtylle, pasi aty kishte nderhyre nje fadrome, duke germuar dhe kishte prishur bazamentin e objektit. Burime nga spitali thane se frakturat ne trupin e 59-vjecarit, i rrezikojne edhe jeten.
D.Zisi
D.Zisi