E Shtunë, 31 Tetor 2026

PR, Mediu organizon degen e Elbasanit

Ne Asamblene Rajonale te Qarkut te Elbasanit Partia Republikane ka nisur reformimin e strukturave ne prag te zgjedhjeve te vitit 2009.

Kryetari i republikaneve, Fatmir Mediu kerkoi organizimin e strukturave te partise per te bere identifikimin e anetareve te qendrave te numerimit, ngritjen e shtabeve elektorale dhe propozimin e kandidateve per zgjedhjet e vitit 2009.

Mediu tha se organizimi i degeve per zgjedhjet e vitit 2009 duhet te filloje qe tani, duke u shtrire deri ne komunat me te thella. Ne fjalen e tij para republikaneve te Elbasanit, Fatmir Mediu u shpreh se platforma elektorale eshte jo vetem nje platforme e se djathtes qe duhet te bashkoje kete koalicion per qellime te perbashketa, por edhe i te gjithe shqiptareve, per realizimin e qellimeve te te gjithe kombit.

Ai vleresoi reformat e ndermarra nga maxhoranca, pjese e se ciles eshte dhe Partia Republikane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›