Rama: “Reformim sistemit arsimor”
Autori i Lajmit: Suela Topi
Takimi me studentët
Para studentëve të një prej universiteteve private, Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka premtuar reformim të sistemit arsimor. I ftuar në një auditorium ai ka shpjeguar domosdoshmërinë e reformimit të sistemit arsimor, duke u bazuar mbi konkurrencën dhe meritën. Rama pohoi gjithashtu se duhet të ketë një orientim mbi arsimin profesional. Kreu i PS-së u tha studentëve dhe pedagogëve se pjesë e filozofisë së tij qeverisëse është vendimmarrja pas konsultimit me grupet e interesit, duke përfshirë edhe fushën e arsimit. Ai shprehu bindjen se një qeveri që ka parim themelor të saj dialogun me grupet e interesit mund të sjellë ndryshime të mëdha në vend.
Takimi
Nga auditoriumi i zhvilluar në njërin prej universiteteve të Tiranës, Rama akuzoi qeverinë për cenimin e vazhdueshëm që u bëhet dy shtyllave kryesore që janë konkurrenca dhe merita. “Sot e gjithë ditët nuk kemi një sistem universitar që të garantojë konkurrencën, qoftë midis universiteteve, qoftë midis studentëve, qoftë midis pedagogëve dhe profesorëve e kështu me radhë dhe as që të garantojë meritën që t i japë secilit atë që meriton”, - pohoi ai. Rama theksoi domosdoshmërinë konkurrencës dhe meritës, jo vetëm mes studentëve, por në çdo hallkë të sistemit arsimor. “Ne kemi nevojë të japim arsimin e detyrueshëm të gjithëve. Ne kemi nevojë të çojmë drejt arsimit të mesëm të gjithë, por kemi nevojë që t u tregojmë të gjithëve se rruga për të shkuar më tej është një rrugë e konkurrencës dhe e meritës. Ndërkohë që ata që nuk shkojnë dot më tej nuk kanë pse t i hedhin tutje investimet e prindërve, por duhen orientuar drejt arsimit profesional për të marrë një zanat. Në të gjithë këtë sistem zinxhir sot dhe gjithë ditën mungon sensi i orientimit. Nuk ka asnjë pikë referimi për prindërit dhe për nxënësit. Ka vetëm fjalë pas fjale, rast pas rasti, mundësi pas mundësie, një çorganizim të organizuar nga vetë nevoja e njerëzve për të marrë arsim. Kjo duhet të ndryshojë”, - tha ai. Kryesocialisti premtoi se çdo vendim që do të ndërmarrë në qeverisjen e pas 28 Qershorit do ta bëjë në konsultim me grupet e interesit, edhe në fushën e arsimit privat apo publik. “Kur unë them që ne duam të bashkëqeverisim qoftë fshatin, qoftë sistemin shëndetësor apo qoftë konkretisht sistemin tonë arsimor, unë nënkuptoj që i kemi të gjitha mundësitë që të mos humbasim tjetër kohë të çmuar dhe mos të bëjmë gabime të përsëritura për shkak të mungesës së komunikimit dhe dialogut me botën tuaj. Jam i bindur që me një qeverisje e cila do të ketë parim themelor dialogun me përfaqësuesit e të gjitha grupeve të interesit, ne mund të bëjmë transformime që sot duken të paimagjinueshme në një njësi kohe shume të shkurtër”, - deklaroi ai.
Ky lajm është publikuar: 23/05/2009