E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deficiti, dyfish më i larë se parashikimi

4-mujori

Financat shqiptare mbyllën një 4-mujor sërish negativ, me një deficit prej 5.3 miliardë lekësh, afërsisht dy herë më shumë se sa parashikimi. Qeveria mundi të arkëtonte gjatë katërmujorit 100.5 miliardë lekë, me një rritje minimale prej 3.6 për qind në krahasim me një vit më parë. Duke marrë parasysh efektin e taksave shtesë të vendosura vitin e kaluar, si dhe inflacionin vjetor prej 3.9 për qind, të ardhurat e buxhetit kanë tendencë reale negative. Problemi më i madh i buxhetit duket se po krijohet nga rritja e shpenzimeve korrente dhe rritjes së pakët të të ardhurave. Ndonëse shpenzimet totale të buxhetit janë ulur me 1.6 për qind në krahasim me një vit më parë, shpenzimet korrente janë rritur me 12.6 për qind. Te shpenzimet korrente hyjnë shpenzimet për paga, pensione, interesa borxhi etj. Shkaku kryesor i rritjes së shpejtë të shpenzimeve korrente është rritja e pagave dhe pensioneve vitin e kaluar, gjë që duket se ka vënë në vështirësi serioze buxhetin e shtetit.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›