E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregtia me jashte, renie me 10%

Blerina Hoxha

Tregtia e me jashte vendit tone per periudhen janar-gusht 2009 deshmon per nje renie te shkembimeve tregtare me perafersisht 10 per qind ne terma vjetore. Banka e Shqiperise sqaron se faktore per renien e volumit tregtar mbetet kriza financiare nderkombetare e cila, tkurri eksportet dhe importet me partneret tregtare te vendeve te Bashkimit Evropian. Per pasoje, deficiti tregtar u ngushtua me rreth 4 per qind krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2008 dhe mbulimi i importeve nga eksportet arriti ne nivelin 24 per qind. Ne total, vlera e importeve dhe e eksporteve rezultoi me renie vjetore gjate kesaj periudhe me perkatesisht 7.7 dhe 19.2 per qind. Nje tablo e ngjashme paraqitet edhe persa i perket dinamikes afatshkurter te treguesve te tregtise ne mallra. Muaji gusht 2009 regjistron tkurrje te aktivitetit tregtar te Shqiperise me boten. Shkembimet tregtare vijojne prirjen renese te verejtur qe prej muajit janar. Deficiti tregtar u ngushtua me tej me rreth 11 per qind ne terma vjetore dhe rreth 3 per qind ne terma mujore. Mbulimi i importeve nga eksportet shenon vleren 21.4 per qind ose 2.4 pike perqindjeje me i ulet se e njejta periudhe nje vit me pare. Ecuria e eksporteve pasqyron vijimesine e prirjes renese te muajve te fundit te 2008, ndonese kjo prirje ka ardhur ne zbutje qe prej muajit prill te ketij viti. Eksportet shenuan nje renie vjetore me rreth 14 per qind, nderkohe qe ne terma mujore rezulton mjaft me e pershpejtuar, rreth 26 per qind. Ecuri te ngjashme shfaqin dhe importet. Ato shenuan nje renie prej rreth 12 per qind ne terma vjetore dhe 9 per qind ne terma mujore ne muajin gusht. Ne analizen e importeve sipas grupmallrave spikat renia dyshifrore vjetore e importeve te kategorive "lende djegese" dhe "ushqime dhe kafshe te gjalla" si dhe renia vjetore me e moderuar e dy kategorive me peshen me te madhe ndaj totalit te importeve: "makineri dhe pajisje" dhe "mallra te perpunuar". Ndersa, dinamika afatshkurter per keto kategori deshmon per nje rritje me ritme me te pershpejtuara mujore te kategorise "lende djegese" dh nje renie me ritme me te pershpejtuar mujore te tre kategorive te tjera. Ecuria e cmimeve ne tregjet nderkombetare ka ndikuar gjithashtu ne renien vjetore te indeksit te vleres njesi. te importeve me 3 per qind ne terma vjetore.

Shperndarja gjeografike e tregtise, kryeson BE

Shperndarja gjeografike e shkembimeve tregtare te vendit tone vijon te jete e perqendruar ne vendet e BE-se, kryesisht me Italine dhe me Greqine. Eksportet drejt vendeve te BE-se zune rreth 67 per qind te vellimit te pergjithshem dhe peshen me te larte e ka Italia me rreth 48 per qind. Nderkohe, larmishmeria e origjines se importeve drejt vendit tone eshte me pak e perqendruar. Ne kete aspekt, renia e raportit te importeve italiane ne 20 per qind ndaj totalit ne muajin gusht 2009 kundrejt 27 per qind ne muajin korrik, shpjegohet si nje sjellje sezonale. Nderkohe qe verehen rritje te rendesise tregtare te Kines, Rusise dhe Turqise. Ndersa bilanci i sherbimeve shenoi nje rezultat negativ per te dytin tremujor radhazi. Deficiti i kesaj llogarie qendroi thuajse ne te njejtin nivel me ate te tremujorit te dyte te vitit 2008,ndersa regjistroi nje permiresim prej 14 per qind ne terma tremujore. Te ardhurat dhe shpenzimet kane mbetur thuajse ne te njejtin nivel ne terma vjetore ndersa regjistruan nje rritje me perkatesisht 31.3 dhe 28.3 per qind ne terma tremujore. Shqiperia vijoi te jete importuese neto e sherbimeve te transportit dhe te sigurimit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›