E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deficiti tregtar arrin 24.9 miliardë lekë

Shqiptarët kanë konsumuar 36.3 miliardë lekë produkte të huaja vetëm për muajin qershor. 

E thënë ndryshe, rreth 300 milionë euro të ardhura shqiptare kanë shërbyer si treg për produkte të huaja. Sipas bilancit të INSTAT-it për tregtinë e jashtme, deficiti tregtar i këtij muaji është 24.9 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 15.9 për qind krahasuar me muajin respektiv të vitit 2007. Statistikat konfirmojnë një rritje të importit të karburanteve, edhe pse çmimi i naftës në vend ka shënuar vetëm rritje gjatë qershorit. “Importi i mallrave me akcizë arriti vlerën 4.618 milionë lekë, duke zënë 12.7 për qind ndaj totalit të importit. Krahasuar me majin e 2008-ës, importi i mallrave me akcizë ka patur rritje prej 14.1 për qind. Peshën më të madhe të këtyre mallrave e zënë nënproduktet e naftës, rreth 66.9 për qind.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›