Bllokohet dhënia e targave për makinat e vjedhura
Bllokohet tregu i makinave të vjedhura.
ZIRINA LLAMBRO
Nuk do të lejohet më pajisja me targa në mënyrë të jashtëligjshme. Vetëm 1 % e të gjithë automjeteve, që janë futur në vendin tonë që prej muajit shkurt janë të trafikuara. Krahasuar me vitet e tjera ky fenomen është në rënie. Statistikat e sakta kanë arritur të grumbullohen prej bashkëpunimit dhe bazës së të dhënave të Interpolit. Këtë bëri me dije Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor. “Gjatë kontrollit online në sistemin ASF2 të Interpolit me qendër në Lion të Francës, (sistem i Europolit me informacion të hollësishëm për mjetet e trafikuara në 168 vende anëtare) nga 4 223 mjete që janë regjistruar për herë të parë në të gjitha Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, janë konstatuar 42 mjete të prodhuara vitet e fundit, të cilat janë të trafikuara”, thuhet në deklaratën e drejtorisë. Sipas këtij institucioni, për këto 42 mjete nuk janë dhënë leje qarkullimi dhe certifikata pronësie, dhe 42 dosjet e tyre janë dërguar zyrtarisht në Ministrinë e Brendshme, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për procedime të mëtejshme bazuar në legjislacionit përkatës. “Ndërkaq garantojmë se do të vijojë një kontroll i menjëhershëm, i të gjitha mjeteve të targuara për herë të parë në të gjitha Drejtoritë Rajonale në Republikën e Shqipërisë, duke mos lejuar pajisjen me dokumente dhe targa asnjë automjeti të trafikuar”, bën me dije Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor. Ndërkaq drejtuesit e saj sqarojnë se, si rezultat i kontrollit gjatë muajve janar-qershor të vitit 2008 është evidentuar se nuk është targuar dhe nuk është pajisur me certifikatë pronësie asnjë mjet me doganë të falsifikuar. Për vitin 2005 numri i automjeteve, të cilët në fakt kanë mundur ta përfitojnë certifikatën, në mënyrë të paligjshme ka qenë 782, i pasuar nga viti 2006, gjatë të cilit u pajisën me targa dhe doganë të rregullt 494 automjete të trafikuara. Gjatë vitit të shkuar fenomeni u reduktua, por nuk u zhduk pasi arritën të pajisen me targa 38 makina të vjedhura.