Oketa: Besoj tek anëtarësimi në NATO në samitin e 2009-ës
Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, reagon një ditë pas shqetësimit të evidentuar nga një diplomat amerikan në Tiranë lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.
Në një prononcim për mediat, Oketa tha se, klasa politike e ka të qartë se çfarë reformash duhet të ndërmarrë lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, teksa beson se në samitin e prillit të vitit të ardhshëm Shqipëria do të bëhet anëtare me të drejta të plota e Aleancës. “Gjithë politika shqiptare e ka të qartë se çfarë reformash duhet të ndërmarrë dhe jam i sigurt se bashkëpunimi pozitiv që ka qenë vazhdimisht përsa i takon anëtarësimit në NATO do të vazhdojë. Besoj se brenda samitit të ardhshëm do të bëhet realitet”, theksoi Oketa. Sipas tij, “nuk është një rrugë e lehtë përkundrazi, është një rrugë akoma më e vështirë pasi kërkesat janë akoma më të larta nga sa ishin para se të merrte ftesën për anëtarësim në NATO. Kur flitet për standarde të reja dhe nivele të reja është pak a shumë si një sportist, i cili për të arritur një rekord të ri duhet shumë mund e shumë stërvitje”. I pyetur lidhur me deklaratat e fundit të zyrtarëve të lartë amerikanë, sipas të cilëve nuk ka informacion për implikimin e abasadorit Withers, Oketa tha se: “Jam deklaruar lidhur me pozicionin e ambasadorit Withers dhe kam pasur bindjen se ambasadori Withers është totalisht i papërfshirë”.