E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia kualifikim spektakolar, Partizani fund i turpshëm



Vllaznia u kualifikua me dinjitet në turin e dytë eliminator të Kupës UEFA, duke e ruajtur të pastër portën në “Loro Boriçi”, në barazimin 0-0 me sllovenët e Koperit, teksa takimin e kishin fituar dy javë më parë me rezultatin 2-1. Një kualifikim i merituar, por dhe një shpërblim i punës së përkushtuar të trajnerit Agim Canaj, por dhe futbollistëve cilësorë të saj, Xhevair Sukaj e Gilman Lika, por dhe mbrojtësit Teli e portierit Bishani. Vllaznia është kështu skuadra e vetme shqiptare që do ta vazhdojë aventurën evropiane, pas elimiminit të Dinamos në Ligën e Kampioneve, Partizanit në Kupën UEFA e Besës në Kupën Intertoto, kjo e fundit duhet theksuar se ia doli të kualifikohej një tur, përpara se të linjtë një njollë në të dytin.
Gilman Lika, ishte njeriu i pjesës së parë të Vllaznisë, teksa mesfushori shkodran i ndjekur “live” në “Loro Boriçi” edhe nga menaxherë gjerman e turq, krijoi dy-tre raste shënimi. Në minutën 6-të Gilman Lika kroson nga e majta, Smajli merr vrull e hyn në zonë, nga ku godet topin me kokë, por vetëm jashtë, fare pranë shtyllës. Rast i shkëlqyer për Vllazninë. Dhjetë minuta më pas ishte sërish Lika, i cili lëshoi një kros nga larg, por Albert Kaçi godet me kokë jashtë kuadratit. Në të 28’, autori i dy golave në ndeshjen e parë Xhevair Sukaj kontrollon mirë me gjoks topin e ardhur nga e djathta për të gjuajtur brenda zonës, por portieri zotëron topin. Rasti i parë për sllovenët vjen në minutën e 30-të me një kundërsulm, por portieri i ri Kombëtares U-21, Olti Bishanin doli i sigurt nga porta. Në të 33’, kosovari Ilir Nallbani goditi fuqishëm nga më shumë se 30 metra, por topi është pranë trekëndëshit të portës së Koperit. Bishani u bë protagonist i një gafë të rëndë në minutën e 36-të, kur largoi me këmbë një top të kthyer pas nga Armarildo Belisha, teksa për pak topi mund ta merrte një lojtar slloven fare pranë portës. Në të
Fundi i takimi ishte i Koperit, kur në të 45’ Amusan nuk arrin ta devijojë drejt portës nuk arriti të realizojë pas një gjuajtje të lehtë. Pjesa e parë u mbyll 0-0, ndërkohë që në të dytën ishte Sukaj, sulmuesi që do të nënshkruajë së shpejti një kontratë në Turqi, që humb një rast të shkëlqyer në të 62’, teksa gjuajti me të majtën mbi shtyllën horizontale. Teli u bë shpëtimtari i portës shkodrane në minutën e 76-të, kur ndaloi një top të drejtuar rrezikshëm drejt kuadratit të Bishanit të mposhtur nga Amusan, por mbrojtësi shkodran i hoqi një mundësi të artë për gfol sllovenëve të Koperit. Tri minuta më pas ishte Amusan, i cili hyri me zgjuarsi në zonë, por kësaj radhe portieri shkodran i bllokoi gjuajtjen, duke shpëtuar portën nga goli, që realizoi edhe një gol të parregullt në minutën e 92-të. Fundi i takimit ishte një festë, tipike për “Loro Boriçin” e tifozët e saj.

Partizani “befason” tifozët dhe bastet

Barazimi 0-0 i Partizanit në Bosnjë krijoi besimin se të kuqtë ishin favoritët absolutë për të fituar takimin e kthimit të turit të parë eliminator të Kupës UEFA, aq sa dhe kompanitë më të madhe të basteve kishin vendosur kuota të ulëta për fitoren e të kuqve, por rezultati 1-3 për Shiroki Brijeg në “Qemal Stafa”, prodhoi eliminimin edhe të nënkampiones së Shqipërisë, ashtu si një javë më parë dështoi edhe kampionia Dinamo, po nga një skuadër boshnjake, Modrica dhe po me diferencë prej dy golash.
Partizani befasoi që në minutën e parë, kur në vend të mesfushorit me përvojë Paulin Dhembi (jo në gjendje të mirë shëndetësore), luajti i riu Arbër Capo, i cili regjistroi takimin e dytë të tij ndërkombëtar. Fillimi i takimit ishte pa rritëm, por me një Shirok me vështrim më shumë nga porta e Partizanit, të cilët befasuan jo pak në minutën e dhjetë. Goli i parë ishte një gabim i pastër i portierit të ri Edvan Bakaj, i cili nuk arriti të bllokonte gjuajtjen e Bubalo , i dha mundësinë brazilianit të Shiroki Brijeg, Aleksandre të shtynte topin në rrjetë.
Trajneri i Partizanit, Lika u befasua, ashtu si tifozët në shkallët e “Qemal Stafa”. Vija e parë sulmuese e të kuqve ishte e zbehtë, dhe tekniku i “demave” u detyrua të zëvendësonte mesfushorin e Kombëtares, Elis Bakaj me talentin më të ri të Partizanit, 17-vjeçarin Teodor Përlleshi pas vetëm 30 minutave lojë. Në minutën e 40-të gjyqtari holandez akordoi një 11-metërsh për Partizanin, të cilin shndërroi në gol ish-futbollisti i Iraklisit të Selanikut, Gjergj Muzaka. 1-1. Lika qetësohet disi, por pesë minuta më pas, Aleksandre i riktheu sërish avantazhin boshnjakëve të “Ivanit të tmerrshëm” për të mbyllur pjesën e parë 1-2. Pjesa e dytë nisi me më shumë vrull për Partizanin në kërkim të barazimit të rezultatit, por mesfusha e të kuqve nuk kishte forcë e qartësi, ndërsa sulmi thuajse inekzistent e me shumë plogështi, ku Marius Ngjela ishte tërësisht në hije në debutimin e tij të parë në kryeqytet. Shiroki ishte më i organizuar dhe me pasime të fushta në mesfushë i ka “rrëmbyer” minuta të shumta Partizanit, që gjithsesi nuk e gjeti kurrë ritmin e duhur jo vetmë për t’i bërë presion boshnjakëve. Në të 80’, Lika duke parë rendimentin e ulët të Muzakës (jo në ditë të mirë), hodhi në fushë Fatjon Tafaj. Në minutën e 83-të Shiroki realizoi golin e tretë dhe të kapitullimit të Partizanit, kur kapiteni Shiliç u gjet i pambuluar brenda zonës, duke goditur mjeshtërisht me kokë brenda kuadratit të mbrojtur nga një Edvan Bakaj zhgënjyes. 1-3 dhe historia në “Qemal Stafa” mori fund ashtu si dhe aventura e Partizanit në turin e parë eliminator të Kupës UEFA.

1 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›