“Jetojmë në kohën e grafomanëve por vlerat letrare nuk kanë vdekur”
Intervistë me shkrimtarin dhe publicistin Bahri Myftari
Bahri Myftari, një nga prozatorët më në zë të letërsisë shqipe, kohët e fundit kryesisht mbas viteve 80` me disa tregime e novela prezantuar përpara lexuesit. Ajo që duhet thënë, në prozën e Myftarit spikat e veçanta, jetësorja, mendimi si dhe fjala që jeton gjatë. Shumë i kursyer në tregimet e tij të famshme, tërheqës dhe i veçantë për gjuhën e pasur artistike në dukje e thjeshtë, por brenda saj ka nëntekste dhe mesazhe të fuqishme. Bahriu, një natyrë e kreshpët në dukje, por brenda tij fshihet një çuditshmëri e madhe, sa shkrimtar aq edhe politikan, ndonëse më tepër një njeri i jashtzakonshëm që përbën në vetvete një personazh që rrallë e gjen në natyrën e njerëzve të letrave. E veçanta te shkrimtari, se mendimi i tij ka një truall, nuk i pëlqejnë misteret, në personazhet e tij mishërohen virtyte dhe të vërteta duke vënë në tehun e penës veset njerëzore si makuterinë, babëzinë, ligësinë, pabesinë dhe injorancën e sotme. Zor se mund të gjendet ndonjë tjetër shkrimtar i letërsisë shqipe aq seriozë në tregimet e veta, me një fjali aq pikante. Personazhet në tregimet e Bahri Myftarit janë karaktere të fuqishme, të shumanshme e plot vërtetësi. Ata, ashtu si njerëzit e gjallë, ecin nëpër jetë dhe aty në ecje e sipër shpalosen karakteret e veta. Kjo nuk është një lëvizje e pavetëdijshme. E vetëdijshme në dukje, ajo ka piketat e veta psikosociale. Karakteret nuk krijohen nga kapriçot e çastit. Ato në thelb tek këto personazhe janë formuar. Në një mënyrë apo në një tjetër personazhet mishërojnë botkuptimin e autorit, pikpamjen e tij për njeriun e jetën. Përmes tyre autori jep gjykimin e vet për historinë dhe kohën që po kalojmë. Është e vërtetë se koha që po kalojmë ka disi edhe një krizë që autori e përjeton gjë që mishërohet në personazhet e tregimeve si tek tregimi shumë interesant “Të flesh me qenin”, “Të bëftë mirë ambasador”, “Klithmat e krimit” etj. Por nga ana tjetër i jep shpresë njeriut se koha sot është më e mirë se dje, kjo del qartë tek tregimi “Shishja e qumshtit”, “Diktatori”, “Doraci i shpatit”, etj. Myftari në tregimin e vet është një mjeshtër virtuoz në zhbirimin e gjendjes shpirtërore të njeriut, një mjeshtër që i ka kolegët të rrallë në letërsinë e sotme shqipe, për vetë faktin se me domosdo kjo letërsi do të tingëllojë aktuale në të gjitha kohët. Në personazhet e tregimeve të Bahri Myftarit, shohim njerëz krenarë dhe fisnik me një etje të pashuar për të bukurën e drejtësinë, me një botë shpirtërore, me nuanca të pashtershme, me vështrimin drejt ditëve më të bukura të njerëzimit. Kjo spikat tek tregimi: “Burri që nuk vritet”, “Vëlla ujku”, “Njëmijë udhët e detit”, ku mishërohet ideali, besa, sinqeriteti, duke shigjetuar krimin dhe pasojat e rënda të tij. Proza e Myftarit është si gurët e çmuar. Fjala ngroh por edhe godet ashpër gjë që vihet re tek tregimet më të fundit të shkrimtarit. Ai nuk është aq i zellshëm për të zbatuar rregulla tradicional. Boll që na krijon një botë ku mplekset e mira dhe e keqja, e madhërishmja dhe e shëmtuara, jeta dhe vdekja, dridhjet e shpirtit. Pra mbetet një nga autorët më të lexuar nga lexuesi shqiptar.
Z.Myftari, këto kohë jeni shfaqur shpesh në faqet e shtypit periodik me disa tregime. I premtoni lexuesit se kjo shfaqje e shpeshtë do të “pjellë” librin tuaj të ri?
Në kuptimin figurativ këto sirena lajmërojnë trenin që po vjen, pra së shpejti unë do dal përpara lexuesve me një libër të ri me tregime. Tregime që marrin shkas nga shqetësimet e kohës, nga përpjekjet, nga dështimet dhe triumfet të cilat përbëjnë jetën tonë të përditshme si dhe atë nesër.
Ndiheni keq kur në tregun e librit po futet edhe një letërsi me emra amatorësh, krijues të rëndomtë?
Edhe ky është konstatim mëse i drejtë, por kjo ndodh edhe për arsye se ende nuk jemi mësuar me lirinë që gëzojmë. Pra nuk e shohim atë “lirinë” si obligim, si detyrë, si gjë e fituar me shumë vështirësi, por si gjë që na u gjend në prag ose në shtrat dhe kështu mjafton të kesh pesë lekë, të kesh xhajën biznesmen, të kesh babanë në një karrige me para, të kesh hallën qejfleshë dhe mund të shkruash faqe të rëndomta që e quan libër. Në përgjithësi kjo letërsi është prodhim i grafomanëve, nostalgjikëve që shkruajnë ende për histori familjare, të lagjes apo të fshatit, si nuk përjashtohet që në këtë tallavi të ketë edhe pena serioze të përgjegjshme që prodhojnë letërsi hallesh, dertesh dhe mesazhesh të mëdha. Të dyja palët janë përballë kohës dhe me siguri koha do të mbajë në gjirin e vet këta të dytët.
E pranoni faktin se një tregim i juaji është baraz me një vit publicistikë, ku shkruhet gjatë e pafundësisht për veset e shoqërisë sot?
Ju faleminderit për komplimentin, por mos ma bëj qejfin se do të them ndonjë fjalë tjetër… Tregimi ka vendin e vet dhe publicistika e mirë e serioze, gjithashtu, zë vendin e saj.
Tregimi juaj ka brenda letërsi, art, politikë, publicistikë, mos vallë është ende ndonjë “merak” se duhet t`i futeni përsëri politikës?
Ç`ka nënvizon aty, unë i kam trajtuar edhe tregimin edhe publicistikën, por edhe reportazhin, skicën, esetë. Megjithatë, shqetësimi juaj për politikën, nëse bëhet për politikë me tesera në xhep, unë këtë tesër e refuzoj dhe ua kam lënë ta mbajnë në shumicën e tyre; hipokritët, servilët, dallkaukët, frikacakët që për ironi, para ca ditësh ishin klasifikuar edhe si njerëzit më të pasur të këtij vendi. Mjerim! Mjerim i madh! Të vësh para me një copë letër. Për sa i përket kthimit tonë në politikë një veprimtari produktive shoqërore, në mbështetje dhe inkurajim të lëvizjeve që shkojnë në të mirë të vendit dhe të njerëzve të këtij vendi është edhe mëse normale madje detyrë kur ke marrë misionin e shkrimtarit.
Kthehemi prapë tek letërsia për ta mbyllur këtë bisedë. Çfarë duhet të lexojë publiku sipas jush nga letrat shqipe e ato botërore?
S`ka receta, por do t`ju rekomandoja për letërsinë shqipe në radhë të parë, gjithë letërsinë cilësore me vlera të larta, jo vetëm artistike, morale por edhe patriotike. Tërë letërsia e rilindjes dhe autorët e saj. Nuk guxon kush të thotë se s`ka nevojë të lexojë këtë letërsi, ashtu dhe për letërsinë e huaj duke filluar nga ajo e vjetra, klasikja dhe bashkëkohorja. Dje, por edhe sot ka përkthyes të shkëlqyer që na kanë dhuruar vepra dhe kryevepra nga të gjithë kontinentet, kështu që s’më mbetet gjë tjetër veçse do t`u uroja lexuesve më shumë kohë për letërsinë, më shumë vullnet, më shumë dashuri.
Intervistoi: Kastriot Caka
1 Gusht 2008