E Diel, 1 Nëntor 2026

Deficiti tregtar i Kosoves 1 miliard e 167 milione euro

PRISHTINE-Kosova vazhdon te kete bilanc negativ tregtar. Sipas te dhenave te Entit te Statistikave te Kosoves deficiti tregtar i Kosoves ne muajin Gusht ka arritur ne 180.7 milione euro. Kurse deri ne fund te muajit korrik deficiti tregtar kishte arritur ne 986 milione e 405 mije euro. Me keto shifra deficiti tregtar i Kosoves per 8 muaj ka arritur ne 1 miliard e 167 milione euro. Eksporti ne muajin gusht sipas ESK-se kishte vleren 26.2 milione euro ndersa importi 206.9 milione euro.
Eumlshte nje rritje prej 70.2 per qind per eksport dhe 13.6 per qind per import krahasuar me gushtin e vitit 2009 thuhet ne raportin e ESK-se per tregtine e jashtme te Kosoves per muajin gusht.
Ne raport thuhet se 62.4 per qind e totalit te eksporteve gjate muajit gusht kane qene metalet baze dhe artikujt prej tyre. Ndersa 15.2 per qind te eksporteve kane qene produktet minerale 7.2 per qind produktet bimore 4.1 per qind e eksporteve kane qene ushqimet e pergatitura pijet dhe duhani.

Te dhenat e grupeve kryesore per import thone se 19.3 per qind te importit e perbejne produktet minerale pasojne ushqimet e pergatitura pijet dhe duhani me 15.1 per qind makinerite pajisjet mekanike dhe elektrike 11.4 per qind metale baze dhe artikuj prej tyre 9.8 per qind produkte te industrise kimike 6 per qind mjetet e transporti 5.1 per qind etj.
Ne muajin gusht perqindja me e madhe e eksportit ishte ne Itali me 16.9 per qind pastaj 16.9 per qind e eksporteve kane qene ne drejtim te Shqiperise. Shtetet tjera qe kane importuar prodhimet kosovare kane qene edhe Zvicra me 8.8 per qind Maqedonia 7.2 Gjermania 3.9 etj.
Ndersa sipas te dhenave perqindja me e madhe e importit eshte nga Maqedonia 16.9 Serbia 13.2 Gjermania 12.3 Turqia 6.2 Kina 6.2 etj.
Bashkimi Evropian me 29.7 merrte pjese ne eksportin e vendit tone kurse ne import me 35.7 thuhet ne raportin e ESK-se.

Kosova ne vazhdimesi ka pasur bilanc negativ tregtar. Ekspertet kane theksuar se niveli i larte i deficitit demton ekonomine vendese pasi behet eksporti i parase se gatshme i cili ben qe te ulet likuiditeti i ekonomise vendese dhe te kete mungese te parase se gatshme dhe kjo demton procesin e zhvillimit ekonomik te Kosoves. Stimulimi i investimeve te jashtme dhe i prodhimtarise vendese shihen si dy alternativa per uljen e deficitit tregtar

d.b/KohaDitore/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›