E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova KrasniqiZgjedhjet data emundshme 13 shkurti

PRISHTINE- Ushtruesi i detyres se presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi ka deklaruar se afati me i mundshem per mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme ne vend eshte 13 shkurti i vitit te ardhshem. Ne nje interviste te botuar sot ne faqen online te BBC ne shqip ai thote se data e zgjedhjeve te parakohshme do te behet publike se shpejti dhe ajo sipas tij reflekton nje lloj pajtueshmerie mes forcave politike ne vend.

Lidhur me fillimin e dialogut Kosove- Serbi ushtruesi i detyres se presidentit ka thene me tej se autoritetet ne Prishtine nuk kane asnje arsye qe te mos hyjne ne bisedime me Beogradin zyrtar si pale e barabarte meqe ato nuk kane te bejne me statusin dhe teresine tokesore te Kosoves por me ngritjen e cilesise se jeteses per qytetaret e te dyja vendeve.

Deklaratat e zotit Krasniqi pasojne takimet me sekretaren amerikane te shtetit Hillary Clinton e cila ka bere thirrje per fillimin e bisedimeve per ceshtjet teknike pavaresisht zhvillimeve te brendshme ne Kosove e Serbi.

Zoti Krasniqi tha se pala kosovare ka treguar gatishmerine per te kryer pergjegjesite ne raport me qytetaret e vendit por edhe ne raport me bashkesine nderkombetare.
s.g/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›