Tregu i karburanteve Nushi Te stimulohet prodhimi vendas
Biznesi vendas shihet si një prej amortizatorëve të presioneve që vijnë nga tregjet e huaja, pasi mbron konsumatorët dhe ekonominë. I ftuar në emisionin “Agon”, në Albanian Screen, sekretari i Shoqatës së Shoqërive Hidrokarbure, Viktor Nushi tha se të gjitha investimet e bëra në vend duhet të stimulohen që të prodhojnë më tepër, duke u bërë kështu konkurente të denja.
“Kur ne kemi produktin tonë dhe kemi bërë privatizime me qëllim që të bashkërendojmë me uzinat prodhuese, dhe sot uzina e Ballshit ka bërë investime shumë të mëdha dhe ka ardhur në atë nivel i cili ka arritur ta prodhojë dhe ai naftë të standartit evropian”- tha Nushi.
Duke shpjeguar situatën aktuale në tregun e karburanteve, zoti Viktor Nushi thotë se aktualisht ka një paradoks të sistemit fiskal ndaj prodhimit vendas.
“Nqs produkti i gatshëm është përjashtuar nga taksat doganore, shteti taton me 10 % nënproduktet për përpunim të importuara. Pra, kjo do të thotë se prodhimi vendas në këtë rast është më i diskriminuar se ai që vjen nga importi. Ai që vjen nga importi, vjen me zero taksë doganore, si produkt i gatshëm, kurse ky si nënprodukt për përpunim tatohet”- tha Nushi.
Në mbështetje të kërkesës për të ndihmuar prodhuesit dhe biznesin vendas, zoti Nushi sjell në vëmendje seriozitetin e kompanive si në tregun e shumicës ashtu dhe në atë të pakicës.
“Ky biznes karburanti nuk është biznes që kërkon të akumulojë para e të rrijë, por është biznes që duhet të investojë. Ne nuk kemi interes të abuzojmë me cilësinë në treg. Kjo është e prerë nga ne edhe si anëtarë të shoqatës”- përfundoi Nushi.
Në “Agon”, përfaqësuesi i Shoqërive Hidrokarbure shpjegoi dhe situatën aktuale të çmimeve, ku sipas tij konkurrenca e fortë dhe e ndershme bën që të mos ketë abuzime në çmime. Tregu ndërkombëtar dhe sistemi fiskal përbëjnë sipas zotit Nushi, rreth 95 për qind të çmimit final të bludizelit dhe benzinës.
Florian Papadhimitri