Defo mendon për ndeshjen Gareth Bejl për transferimin
Sulmuesi mendon që të luajnë kundër spanjollëve dhe të japë maksimumin, ndërsa mesfushori është tejet i impenjuar në lidhje me të ardhmen e tij
Sulmuesi i Totenhemit, Zhermen Defo, beson se ai do të rigjejë formën e tij për të qenë pjesë e formacionit startues të Spursave, për pjesën e mbetur të sezonit. 28-vjeçari është detyruar shumicën e kohës t’i shohë i veçuar sukseset e ekipit të tij, përfshirë edhe kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Defo ka kaluar një sezon të paqëndrueshëm deri tani, pasi ka qenë i shoqëruar me dëmtime dhe ka dështuar të rigjejë formën e tij. “Kur jeni të rinj, të papjekur dhe nuk luani, ju nuk shikoni në një pamje më të madhe. Tash jam pozitiv pasi ndjej se ende kam një pjesë të madhe për të luajtur [në sukseset e ekipit]”, ka thënë Defo për “News of the World”.
Por në kampin anglez ka edhe nga ata që nuk po mendojnë shumë për ndeshjet e mbetura të sezonit. Gareth Bejl, njeriu që ka më shumë merkato se çdo lojtar tjetër në planet, mendon se çfarë do të bëjë kur të mbarojë gjithçka. Mesfushori i Totenhemit, Gareth Bejl, nuk e ka përjashtuar mundësinë që një ditë të luajë në një vend tjetër, nëse i jepet ndonjë “mundësi e mirë”. Bejl ka qenë një prej shtyllave të suksesit të Totenhemit në dy sezonet e fundit dhe ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europianë si Inter, Barcelona dhe Real Madridi. “Kurrë nuk i dihet, por nuk kam frikë të largohem nga vendi. Nëse një mundësi e mirë të jepet, duhet ta mendoni mirë atë. Unë jam larguar nga shtëpia në moshën 15-vjeçare. Nëse largohem nga Premier League, do të adaptohem në ndonjë ligë tjetër, do të njoh njerëz të tjerë, vende të tjera, do të zhvillohem si person. Nuk ka shumë lojtarë britanikë që luajnë jashtë, pasi liga është shumë e fuqishme, por tani liga spanjolle ka Kristianon, Mesin...”, ka thënë Bejl gjatë një interviste për ‘AS’.
Formacionet e mundshme
Inter
Zhulio Sesar
Maikon Ranokia Çivu Zaneti
Stankoviç Kambiaso Tiago Mota
Shnajder Milito Eto’o
Shalke 04
Nojer
Uçida Houedes Mecelder Sarpei
Hurado Matip Draksler Farfan
Raul Edu
Shifra për Inter-Shalke
* Interi ka fituar 7 nga 8 ndeshjet e fundit të Champions në “San Siro”.
* Interi ka fituar 10 herë me skuadrat gjermane në shtëpi, barazuar 1 dhe humbur 5.
* Interi ka fituar 8 nga 11 çerekfinalet e fundit të luajtura.
* Shalke e ka mposhtur Interin pas penalltive në finalen e Kupës UEFA në vitin 1997.
* Shalke ka vetëm një fitore nga katër transfertat në tokën italiane.
* Shalke është ndëshkuar 19 herë me karton të verdhë.
Formacionet e mundshme
Real Madrid
Kasijas
Ramos Pepe Karvajo Arbeloa
Di Maria Alonso Khedira Ozil
Adebajor Higuain
Totenhem
Gomesh
Çorluka Douzon Basong Asou-Ekoto
Lenon Sandro Modriç Bejl Van der Vart
Krauç
Shifra për Real-Totenhem
* Reali ka fituar 4 ndeshjet në Bernabeu, ka shënuar 11 gola dhe s’ka pësuar asnjë
* Reali e ka fituar Champions nëntë herë, por nuk arrin gjysmëfinalet që në vitin 2003
* Adebajor ka luajtur 8 derbi me Totenhemi, duke shënuar 9 gola
* Totenhemi ka shënuar 11 gola në 5 transferta
* Aron Lenon është njeriu-asist i Champions me 5 asiste
* Spursat nuk po fitojnë që në shkurt kur mundën 1-0 Milanin