E Diel, 1 Nëntor 2026

‘Eksperti’ Venger: Totenhemi mund ta mposhtë Real Madridin

SHKRUAN: Jeton Selimi 05-04-2011 10:30

Arsenali dhe Totenhemi kanë një armiqësi prej 108 vjetësh, që kur “topçinjtë” vendosën ta ndryshonin selinë e klubit dhe të spostoheshin në Londrën Veriore, që asokohe njihte vetëm një skuadër, Totenhemin. Por kjo nuk e pengon menaxherin e Arsenalit, Arsen Venger, të thotë se Totenhemi është i aftë t’i shkaktojë probleme Real Madridit në Ligën e Kampionëve. “Është shumë e hapur, është 50-50. Kush nuk mund të mposhtet? Nëse gjithçka do të shkonte si duhet, edhe Barcelona do të ishte jashtë gare sot, nëse do të kishim mbetur 11 përballë 11, jam i bindur për këtë. Pse Spursat nuk mund ta mposhtin Real Madridin? Real Madridi ka një disavantazh që luan ndeshjen e parë në shtëpi, Spurs në fushë të tyre duken më të fuqishëm. Vërtet është një ndeshje 50-50”, ka thënë Venger.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›