Deftesa false, con ne qeli policin e burgut
Polici i Burgut te Fushe-Krujes bie ne pranga per mashtrim. Deftesa e falsifikuar qe kishte depozituar per te fituar vendin e punes, eshte verifikuar nga drejtuesit e institucionit dhe diten e djeshme Liman Saliu, nga fshati Pllan i Lezhes, eshte vene nen akuze nga koleget e tij. Komunikimi i eshte bere pikerisht nga drejtori i burgut. Mesohet se Saliu, kishte qene nje here me pare i pezulluar ne vitin 1999 per kete veper, ndersa dje policia ka shkuar me tej duke e prangosur. I ndaluari ka punuar si polic edhe ne Komisariatin e Kurbinit, qe prej vitit 1993. Burime zyrtare thane se po hetojne per te zbuluar menyren se si efektivi ka falsifikuar deftesen.
A. B.
A. B.